Mediu: Të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas masakrës së Gërdecit, prokuroria ta marrë si provë

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur nga GJKKO për masakrën e Gërdecit para gazetarëve tha se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Gërdecit, një javë pas tragjedisë. Mediu tha për mediat se i ka kërkuar Presidencës një shkresë për raportit në fjalë, ndërsa kjo gjë sipas tij duhet të ishte marrë nga prokuroria si provë.

‘Ka pasur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka pasur qëndrime të drejtuesve të SHISH të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të krijuar një situatë para se të ndodhte anëtarësimi në NATO.

Kam deklaruar se kam qenë në Bruksel me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe na është dhënë një paralajmërim se duhet të kemi kujdes para marrjes së ftesës për anëtarësimin në NATO.

Zhvillimet në rajon ka treguar se ka pasur interferenca dhe qëllime për të penguar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO.

Po ashtu të dhënat janë edhe specifiksht me emër në mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të cilat unë nuk po i deklasifikoj sot megjithëse duhet të ishin deklasifikuar me kohë dhe kam menduar se shteti duhet të bëjë një analizë vetë. Di që është kërkuar nga të gjithë ata që janë dënuar që të bëhet një eksperiment në raport me atë shkak se pse ndodhi tragjedia.

Djali i të ndjerit deliu ka deklaruar se ka qenë nga ora 10-12 që nuk ka salduar asnjë karrocë brenda atyre dy orëve. Është në interes të Shqipërisë të bëjë një vlerësim të plotë të situatës, jo të Fatmir Mediut.

Duhet klasifikuar Raporti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporti i shërbimeve që kanë mbajtur, dokumentet që kanë vajtur nga ministritë. Informacione të gjitha këto, nuk besoj se ka ndonjë gjë sekrete më rreth këtyre çështjeve e këtyre qëndrimeve.

Unë i kam kërkuar presidentit të Republikës me shkrim që të më japë informacionin e Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe e kam këtë informacion, ja kam kërkuar si dokument zyrtar që  ta bëj pjesë të dosjes. Këtë informacion duhet ta kishte marrë pjesë kohësh prokuroria, jo për Fatmir Mediun, por për interesat e sigurisë së këtij vendi.’- tha Mediu.

Procesverbali mban datën 21 mars 2008 dhe ka për objekt “Analizën e ngjarjes së Gërdecit, masat e marra dhe parandalimi i krizave të tilla në të ardhmen”. Ky procesverbal gjendet lehtësisht në arkivën e Presidencës.

Çfarë u deklarua në mbledhje?
Në atë mbledhje, presidenti Topi kërkoi zbardhjen e fajtorëve dhe përgjegjësve me emër dhe mbiemër, si dhe një hetim serioz, rigoroz dhe transparent për atë ngjarje të paprecendetë. I bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë hetime të pavarura nga politika dhe kërkoi që autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësitë e veta politike dhe ligjore. Dëshmitë e të gjithë pjesëmarrësve do të ishin mjaft të vlefshme për gjykatën dhe hetimet në fazën e procesit gjyqësor ku ndodhen momentalisht. Vite më vonë Bamir Topi pati treguar më vonë se në atë mbledhje ka pasur debat të fortë ku dukej qartë një mungesë e zbatimit të ligjit nga një pjesë e mirë e institucioneve që lidhen me informacionin dhe sigurisë. Madje, dyshohet prej kohësh që debati në atë mbledhje që shkaktoi edhe përplasje midis Fatmir Mediut dhe Shefit të Shtabit Luan Hoxha, ishte një nga shkaqet e krisjes midis Sali Berishës dhe Bamir Topit.

Kush mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?
Në këtë mbledhje të drejtuar nga Presidenti Topi, kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë: Kryetarja e Kuvendit, zj. Jozefina Topalli, Kryeministri, z. Sali Berisha, ish-Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Bahri Shaqiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Ahmet Prençi.


Lajmi kryesor:

Masakra e Gërdecit, dëshmia e ish drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari: Forcat e Armatosura janë përgjegjëse, nuk zbatuan detyrat që i ngarkonte ligji


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim