Pse GJKKO nuk merr si provë procesverbalin e Këshillit të Sigurisë një javë pas tragjedisë së Gërdecit? Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha

Pse GJKKO nuk merr si provë procesverbalin e Këshillit të Sigurisë një javë pas tragjedisë së Gërdecit? Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha

Shkëlzen Berisha

Rihapja e çështjes Gërdeci përmes procesit gjyqësor ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka rikthyer sytë tek tragjedia e 15 marsit 2008 e cila u mori jetën 26 personave dhe qindra të tjerë u plagosën. Familjarët e viktimave por dhe shqiptarët presin të dalin para drejtësisë i gjithë zinxhiri shtetëror dhe politikanëve të përfshirë në vendimmarrje që hodhën firmat për ngritjen e atij biznesi fitimprumës që u kthye në ‘krim shtetëror’

Pyetja që lind është pse Gjykata Speciale nuk merr si provë procesverbalin e mbledhjes së këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi një javë pas tragjedisë?

Procesverbali mban datën 21 mars 2008 dhe ka për objekt “Analizën e ngjarjes së Gërdecit, masat e marra dhe parandalimi i krizave të tilla në të ardhmen”. Ky procesverbal gjendet lehtësisht në arkivën e Presidencës.

Në këtë mbledhje presidenti Topi kërkoi zbardhjen e fajtorëve dhe përgjegjësve me emër dhe mbimër, si dhe një hetim serioz, rigoroz dhe transparent për atë ngjarje të paprecendetë. I bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë hetime të pavarura nga politika dhe kërkoi që autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësitë e veta politike dhe ligjore.

Dëshmitë e të gjithë pjesëmarrësve do të ishin mjaft të vlefshme për gjykatën dhe hetimet në fazën e procesit gjyqësor ku ndodhen momentalisht.Vite më vonë Bamir Topi pat treguar më vonë se në atë mbledhje ka pasur debat të fortë ku dukej qartë një mungesë e zbatimit të ligjit nga një pjesë e mirë e institucioneve që lidhen me informacionin dhe sigurisë. Madje, dyshohet prej kohësh që debati në atë mbledhje që shkaktoi edhe përplasje midis Fatmir Mediut dhe Shefit të Shtabit Luan Hoxha, ishte një nga shkaqet e krisjes midis Sali Berishës dhe Bamir Topit.

Kush mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?
Në këtë mbledhje të drejtuar nga Presidenti Topi, kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë: Kryetarja e Kuvendit, zj. Jozefina Topalli, Kryeministri, z. Sali Berisha, ish-Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Bahri Shaqiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Ahmet Prençi.

Ndërsa kanë qenë të ftuar Ministri i Shëndetësisë, z. Nard Ndoka, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, z. Leonard Demi, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, z. Petro Koçi, Prokurorja e Përgjithshme. Znj. Ina Rama, Drejtor i SHIU-t, z. Hysni Gjergji dhe Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Agim Lala.

Pista e te huajve e sajuar nga Sali Berisha

Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti) Bamir Topi rrëfen dhe detaje nga kjo mbledhje.

“Sali Berisha, në fjalën e tij, e quajti shpërthimin një 11 shtator shqiptar, duke hedhur vështrimin në ngjarjet tragjike të 11 shtatorit në SHBA, me nënkuptimin që mund të ketë ndonjë dorë nga agjenturat e huaja të vendeve jomiqësore ndaj Shqipërisë” shkruan Bamir Topi

“Tragjedia e Gërdecit nuk mund të mbetet jetime. Ajo ka fajtorë dhe përgjegjës me emra dhe mbiemra” do të deklaronte presidenti Topi në atë mbledhje duke renditur dështimin/implikimin e hallkave të të gjithë shtetit të cilët kishin mbyllur sytë para këtij krimi shtetëror

“Natyrisht nuk mund të mos tërheq vëmendjen pas ngjarjes së Gërdecit për zhgënjimin e madh që pësova kur pashë se në mes viktimave që punonin, shumica ishin njerëz të paspecializuar dhe të patrajnuar. Në një vend ku ka shumë ish ushtarakë të arsimuar dhe të papunë, është e pafalshme që proçese kaq teknike, njëkohësisht të vështira dhe delikate të bëhen nga civilë të cilët nuk kanë kryer as edhe një ditë shërbim ushtarak. Nuk mund të tolerojmë askënd të justifikohet duke thënë se ajo ishte një firmë private.

Si shpjegohet që askush nuk na kishte vënë në dijeni për këtë gjendje në terren? E kam fjalën për SHIU, SHISH, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, shërbimet e autoritetit fiskal, ato të punës dhe të autoriteteve monitoruese të shëndetit paraprak, prej te cilave nuk ka patur as edhe një rresht të vetëm informacion mbi atë që ndodhte në Gërdec. Është e pafalshme, askush nuk ka thënë asgjë, mbi një punishte të paligjshme dhe shumë të rrezikshme pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend dhe të autostradës kryesore të vendit.

Nuk e besoj se askujt nuk i kishte rënë në sy kjo situatë, ndaj kërkoj që me transparencë të nxjerrim përfundimet e duhura në lidhje me punën që institucionet dhe agjencitë e specializuara në vend nuk e kanë kryer. Ta konsiderojmë rastësi, paaftësi apo si një sjellje te papërgjegjshme ndaj një realiteti shqetësues?” deklaronte atëherë presidenti Topi

Familjarët e viktimave
Zamira Durda e cila në këtë tragjedi humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në një intervistë për Report TV lajmëroi se në seancën e ardhshme do të kërkojë dhe dëshmitarë të tjerë.

Vërtet ai (Shenim: Mediu)  thotë që unë vetëm shkresat kam firmosur dhe është pozicion politik por shkresat e tij nxorrën armatimet nga depot që ishin. I gjithë transporti i armatimit është bërë me mjetet e ushtrisë. Unë di që aty funksiononte ministria e Mbrojtjes që kishte detyrë ta në mbronte. Ditë për ditë rrugët ishin të bllokuara me kamionët e ushtrisë. Vendi që u përzgjodh ishte i gabuar. Emri që ka marrë aksident teknologjik ishte i gabuar, se vetëm teknologji nuk kishte aty. Ka shumë emra të tjerë që janë përfshirë. Do kërkoj në seancën e radhës të dëshmojnë." tha Durda sot në intervistën për Report Tv.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mateo: 24/09/2023 01:52

    Sali dhe Shkelzen Berisha jo deshmitare por te akuzuar kryesore duhet te merren mbi lejimin, krijimin dhe perfitimin nga afera kriminale e Gerdecit. Ben pershtypje qe listes i mungon nje element tjeter po i rendesishem. Qe mbeshteti, ndihmoi, mbuloi dhe perfitoi nga ajo afere kriminale, njesoj si me 21 Janarin. Ose ai qe media si kjo nuk ia permend emrin apo pengon cdo kritike ndaj ketij trashegimie famkeqe te enverizmit - Edi Rama.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 23/09/2023 20:42

    Në HIROSHIMËN e Gërdecit u vranë 26 persona(+1 në Leskovik,K.Trebicka)= 27,300 të plagosur dhe qindra ndërtime të shkatërruara. -Gërdeci u planifikuar me VKM me firmën e Sb..! -Sekseri Gërdecit ishte ZENI SALIUT..! Për Zenin u përgatit LIBËR E FILMË.." ARMËT DHE ÇUNAT" në Amerikë.Zeni humbi gjyqin në Amerikë.Filmi u ndalua në Shqipëri nga Saliu.. -Ortaku ZENIT Amerikani DIVEROLI u dënua me 4 vite burg..! -Pa u dënuar Sb nuk do ket kurrë drejtësi në Shqipëri.Ai është KOKA E MAFJES NË 33 VITE. -Ndaj,DO VARROSET EDHE DOSJA GËRDECI. -SPAK ka lindur i vdekur nga frika e Sb.. -Ndaj populli po ikën nga syt-Këmbët se nuk gjejnë drejtësi..nga Përbindëshi Sali..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim