Mediu zbulon detaje nga Komisioni i Reformës: Ndërkombëtarët kundër listave të mbyllura, na propozuan sistemin danez! Ja për çfarë bëhet fjalë

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Report Tv ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në tryezën e sotme të Reformës Zgjedhore, teksa zbuloi një nga propozimet që ka mbërritur nga ndërkombëtarët mbi ndryshimin e sistemit.

"Unë jam për ndryshim sistemi. Opozita ka vetëm një rrugë dhe rruga e vetme ëhshtë që t'i bëj shqiptarët që duhet ndërtohet një shtet, nuk kemi parlament kushtetues, prandaj dhe sistemi politik duhet ndryshuar, prandaj dhe karriera politike duhet frymëzuar nga konkurrim, jo nga zgjedhjet preferenciale se kush i bën më mirë temena të parit të partisë. Ka pasur një diskutim në tryezën e Reformës Zgjedhore, ka dhe një ndërgjegjësim nga ndërkombëtarët që listat e mbyllura është një problem në Shqipëri,  dhe kanë propozuar idenë e një sistemi danez, ku një pjesë zgjidhen me propocional kombëtar dhe pjesa tjetër propocional zonal, duke bërë që qytetarët të zgjedhin ato duhet që shkojnë në kuvend. Sot kUvendi nuk është nga përzgjedhja e qytetarëve", tha Mediu.

Ndalur te deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili tha se nuk ka qeveri kujdestare, Mediu tha se kjo është një mënyrë për të shkatërruar gjithçka që është arritur deri më tani.

"Ideja për të shkatërruar të gjithë atë marrëdhënie që është krijuar me opozitën dhe mazhoranca për balanca, shatërron konsensusin për Reformën, Qeverisja kujdestare, nuk ka të bëjë vetëm me Ramën, por me interesin si shqiptar. Standardi i shqiptarëve nuk mund të jetë më poshtë se ai i maqedonasve. Nuk shikoj që ka arsye për ta hedhur poshtë kërkesën për qeveri kujdestare", tha Mediu, ndërsa foli edhe për një ndryshim në mënyrën e të bëri opozitë.

"Ne sot jemi republikë e një individi. Opozita nuk duhet të merret me individit, por duhet të jetë një individ që kërkon që përfaqëson vullnetin për ta ndryshuar këtë vend. Nuk është çështja se kush e përfaqëson opozitën, por kush është fryma për të sjellë ndryshimin", përfundoi Mediu.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/05/2020 06:45

    Qelbesire fshatar tere jetën parazit ka ngrënë nga taksat tona! Yyyyt zarbe!

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 13/05/2020 23:44

    Ka ngelur shqiperia ne dore te kriminelit Fatmir mediu

    Përgjigju
  • Plaku: 13/05/2020 23:41

    Vetem Fatmir Medihoxha e kupton qe ben analogji midis Shqiperise dhe Maqedonise Veriore....Shqipera nuk shtet multietnike dhe ne demokraci drejton shtetin formacioni politike qe fiton zgjedhjet,ndersa opozita jep alternativa per pushtetin e ardhshem,por ama duhet te fitoje zgjedhjet me votime dhe jo me hedhje ne ere e vrasje ne bulevard....çudi qe ti je akoma i lire dhe jo tek 7 penxheret,bej dhe pak durim

    Përgjigju
  • Ben: 13/05/2020 23:20

    O zot,kush flet.

    Përgjigju
  • O Medinhoxha: 13/05/2020 23:00

    Robt ku ti kesh o vrases qe te pikojne duart gjak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike