
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është parë gjithmonë si një kërcënim për Rusinë, ca më tepër kohët fundit ku rreziku u rrit pas tronditjes se situatës politike në Rus, nga kryengritja a e Grupit Wagner.
Frikën e rrezikut të antarësimit të Ukrainës në NATO e ka shprehur Dmitry Medvedev , nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i cili u bëri thirrje aleatëve që të mos e ftojnë atë në asamble.
“Ne gjithmonë kemi kërkuar vetëm një gjë, të marrim parasysh shqetësimet tona dhe të mos ftojmë kombet që dikur ishin pjesë e vendit tonë në NATO.Sidomos ata me të cilët kemi mosmarrëveshje territoriale. Prandaj, qëllimi ynë është i thjeshtë: të eliminojmë kërcënimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO", u shpreh nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Publikohet audio e re që i atribuohet Prigozhin: së shpejti edhe më shumë fitore! Medvedev: Apokalipsi bërthamor është i mundshëm









