Lufta/ Publikohet audio e re që i atribuohet Prigozhin: së shpejti edhe më shumë fitore! Medvedev: Apokalipsi bërthamor është i mundshëm

Lufta/ Publikohet audio e re që i atribuohet Prigozhin: së shpejti edhe më shumë fitore! Medvedev: Apokalipsi bërthamor është i mundshëm

Lufta në Ukrainë, foto arkiv

Yevgeny Prigozhin premtoi "fitore të reja në front në të ardhmen e afërt" për kompaninë e tij Wagner në mesazhin e parë audio të lëshuar pas një jave, ndërsa vendndodhja e tij ende nuk dihet. 

Kjo është ajo që dëgjohet në një audio të postuar në kanalin Grey Zone, pranë Wagner. Zëri që flet duket se është i Prigozhinit. Audioja, që zgjati rreth dyzet sekonda, u transmetua nga Gray Zone, por jo nga kanalet e tjera që zakonisht përdoren për të transmetuar mesazhet e Prigozhin, veçanërisht nga ai që konsiderohet zyrtar, Press-Sluzhba Prigozhina, që i përkiste kompanisë së tij Holding Concord.

Kryetari i bashkisë së Energodar, Dmytro Orlov, në një koment për Radio Ukrainë tha se 100 punonjës të centralit bërthamor të Ukrainës, Zaporizhzhia janë larguar nga vendi. Ai shtoi se dronët dhe raketat ruse mbi Ukrainë lëshohen nga një aeroport.

“Është një aeroport nga i cili lëshohen dronë dhe raketa mbi Ukrainë. Rreth 100 punonjës të monopolit bërthamor të Rusisë Rosatom janë larguar nga centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia në qytetin Energodar, aktualisht të pushtuar nga Rusia.”- tha ai.

Rreth 6,000 punëtorë të uzinës janë aktualisht në Energodar, por ata nuk lejohen të punojnë në fabrikë nëse nuk nënshkruajnë një kontratë me Rosatom, shpjegoi Orlov, i cili gjithashtu ngre alarmin në rast të një shpërthimi në centralin bërthamor, sepse në qytet nuk ka strehimore.

“Okupatorët po përdorin fabrikën për të shantazhuar gjithë botën”, përfundoi Orlov.

 Pas granatimeve ruse të Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, dy persona humbën jetën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Revolta e Wagner, këshilltari i Zelenskyt: Putini mund të ketë urdhëruar tashmë vrasjen e Prigozhin

1687866567_putinpringrozhin.jpg

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Vladimir Putin mund të ketë dhënë tashmë urdhrin për të vrarë kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

"Reputacioni i Putinit është t'i mbajë të gjithë në frikë. Prandaj është një çështje personale për të që të shkatërrojë Prigozhin sa më shpejt të jetë e mundur," tha Podolyak, duke shtuar se Prigozhin tashmë është ekspozuar ndaj rreziqeve të rëndësishme për sigurinë e tij dhe se këto do të rriten.

Këshilltari i presidentit ukrainas tha më pas se ishte i bindur se revolta e Prigozhin tregoi se Putini nuk ka cdo gjë nën kontroll.

“Në 24 orë, ai e bëri atë një president të dobët, gjë që do të ketë një ndikim të madh në të ardhmen e Putinit, tha Podolyak, sipas të cilit shefi i Wagner aktualisht po lëviz midis Shën Petersburgut dhe Minskut, duke kërkuar "një vend për veten e tij", tha këshilltari i Zelenskyt.

 

Ora 15:38
Kiev jep shifrat: 600 ushtarë rusë humbën jetën në 24 orë, mbi 230 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës

1688361361_ukraine.JPG

Mbi 600 ushtarë rusë janë vrarë brenda 24 orëve nga forcat ukrainase,  ndërsa konflikti që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar nga pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.

Kjo është ajo që del nga raporti i fundit ushtarak i publikuar në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas të cilit gjithsej 230 mijë  ushtarë rusë kanë vdekur në më shumë se një vit luftë.

Sipas njoftimit, që nga fillimi i konfliktit rusët kanë humbur 4057 tanke, 4220 sisteme artilerie, 391 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Sipas ukrainasve, u shkatërruan 315 avionë, 309 helikopterë, 3573 dronë 16 prej tyre në 24 orët e fundit, 1264 raketa lundrimi dhe 18 njësi detare.

Ora 15:30
Publikohet audio e re e Prigozhin për Wagner: Shumë fitore së shpejti, faleminderit djema

1687794575_prigozhin.jpg

Yevgeny Prigozhin premtoi fitore të reja në front në të ardhmen e afërt për Grupin Wagner në mesazhin e parë audio të lëshuar pas një jave, ndërsa vendndodhja e tij ende nuk dihet.

Kjo është ajo që dëgjohet në një audio të postuar në kanalin Grey Zone , pranë Wagner. Zëri që flet duket se është i Prigozhinit.

Audioja, që zgjati rreth dyzet sekonda, u transmetua nga Gray Zone, por jo nga kanalet e tjera që zakonisht përdoren për të transmetuar mesazhet e Prigozhin, veçanërisht nga ai që konsiderohet zyrtar, Press-Sluzhba Prigozhina, që i përkiste kompanisë së tij.

"Sot thekson në mesazh autori që prezantohet pikërisht si kreu i Wagner ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj më shumë se kurrë. Faleminderit për këtë. Dua që të kuptoni se Marshi ynë për Drejtësi kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë sonë. Dhe mendoj se kemi arritur shumë nga kjo. Në të ardhmen e afërt jam i sigurt se do të shihni fitoret tona të radhës në front. Faleminderit djema!"

 

Ora 14:45
Medvedev, Hyrja e Ukrainës në NATO është një kërcënim për Rusinë

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është parë gjithmonë si një kërcënim për Rusinë, ca më tepër kohët fundit ku rreziku u rrit pas tronditjes se situatës politike në Rus, nga kryengritja a e Grupit Wagner.

Frikën e rrezikut të antarësimit të Ukrainës në NATO e ka shprehur Dmitry Medvedev , nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i cili u bëri thirrje aleatëve që të mos e ftojnë atë në asamble.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar vetëm një gjë, të marrim parasysh shqetësimet tona dhe të mos ftojmë kombet që dikur ishin pjesë e vendit tonë në NATO.Sidomos ata me të cilët kemi mosmarrëveshje territoriale. Prandaj, qëllimi ynë është i thjeshtë: të eliminojmë kërcënimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO", u shpreh nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ora 14:44
Lufta në Ukrainë, në 7 ditë Kievi çliroi 37 kilometra katrorë në Lindje dhe Jug

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar tha se gjatë javës së kaluar, forcat ukrainase kanë çliruar më shumë se 37 kilometra katrorë në lindje dhe jug të vendit.

“Javën e fundit, si rezultat i përmirësimit të pozicionit operacional dhe shtrirjes së vijës së frontit, zona e çliruar u rrit me 9 km katrorë në Lindje, shkroi Malyar.

Në të njëjtën periudhë, në jug, territoret e çliruara u rritën me 28.4 km katrorë. Në total, sipërfaqja e pastruar në jug është 158.4 km katrorë, theksoi ai.

 

 

Ora 14:23
Samiti i parë që pas rebelimit të Grupit Wagner, Putin pritet të takohet me Xi Jinping dhe liderë të tjerë botërorë

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin indian Narendra Modi këtë javë për atë që është samiti i parë shumëpalësh që nga rebelimi i Grupit Ëagner.

Të tre liderët do të takohen virtualisht nesër për një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një grup sigurie i themeluar nga Rusia dhe Kina për të kundërshtuar aleancat perëndimore nga Azia Lindore deri në Oqeanin Indian.

Forumi është i rëndësishëm për Moskën, e cila dëshiron të tregojë se Perëndimi nuk ka arritur ta izolojë atë.

Grupi përfshin katër vendet e Azisë Qendrore, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin. Pakistani është anëtar që nga viti 2017, ndërsa Irani pritet të bashkohet të martën. Bjellorusia është gjithashtu në pritje të anëtarësimit.

Ora 08:07
Senatori rus: 700 mijë fëmijë nga Ukraina kanë gjetur strehim tek ne

1688364467_20180321dsc01262.jpg

Senatori rus, Grigory Karasin thotë se janë strehuar 700 mijë fëmijë nga Ukraina në Rusi.

"Në vitet e fundit, 700,000 fëmijë kanë gjetur strehim tek ne, duke ikur nga bombardimet dhe zonat e konfliktit në Ukrainë".

Moska thotë se qëllimi i sjelljes së fëmijëve nga Ukraina në territorin rus është të mbrojë jetimët dhe fëmijët e braktisur në zonat e konfliktit. Ukraina thotë se shumë fëmijë janë dëbuar ilegalisht dhe Shtetet e Bashkuara thonë se mijëra fëmijë janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç