Kievi "është thjesht një qytet rus, në të cilin rusishtja është menduar dhe folur gjithmonë".
Kështu ka deklaruar ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, në deklaratën në Telegram duke iu përgjigjur kërkesave të Ukrainës për dorëzimin e Krimesë. Ai shprehet se janë ukrainasit ata që duhet të dorëzojnë Kievin.
Nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit thotë se historikisht Kievi ishte "kryeqyteti i Rusisë së lashtë", popujve që në mesjetë banonin në rajonet që tani janë pjesë e Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë. Medvedev shkruan po ashtu se Kievi ishte "një qytet i vogël rus brenda Perandorisë Ruse".
“Këtu, buburrecat e ndryshme që janë rritur në insektarin e Kievit kërcënojnë vazhdimisht se do ta "kthejnë Krimenë"...
Prandaj, dua t'u kujtoj atyre faktet e pamohueshme:
1. Kivi është kryeqyteti i Rusisë së Lashtë.
2. Kivi është një qytet i madh malorus brenda Perandorisë Ruse.
3. Kivi është kryeqyteti republikan i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).
Dhe së fundi, Kievi është një qytet rus në të cilin njerëzit gjithmonë kanë menduar dhe folur në rusisht. (Vetëm) kështu që gjithçka është jashtëzakonisht e qartë, çfarë duhet të kthehet dhe si.", shkruan Medvedev në postimin e tij.
Historik i shkurtër rreth Kievit
Kievi besohet të jetë themeluar në shekullin e 5-të, ndërsa Moska, në shekullin e 12-të. Kur Ukraina ishte nën sundimin e Perandorisë Ruse dhe pjesë e BRSS, autoritetet e Moskës ndoqën një politikë rusifikimi.
Rusia pushtoi Krimenë e Ukrainës dhe nisi një luftë hibride në Donbas në vitin 2014. Më 24 shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës. Ndër të tjera, rusët u përpoqën të kapnin Kievin, por u detyruan të tërhiqen.
Lajmi kryesor:
Shpërthime të fuqishme në Zaporzhzhia! OKB-ja kërkon ndalimin e luftimeve: Ndaloni, po luani me zjarrin! Medvedev: Kievi është vetëm një qytet rus
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.8%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meçollari: Rusia s’ka kapacitet të sulmojë, një vend të NATO-s, por nëse merr Ukrainë fiton avantazh
2 Prill 2024, 19:28
-
Erdogan: Turqia, e gatshme të organizojë samitin për paqe mes Moskës dhe Kievit
8 Mars 2024, 21:35
-
Raketa ruse mesazh për Mitsotakis? Publikohen detaje nga vizita e kryeministrit grek në Ukrainë
7 Mars 2024, 15:26
-
Mundësia për të dërguar trupa ushtarake në Ukrainë, Macron-vendeve të NATO-s: Nuk është koha për t’u treguar frikacakë
5 Mars 2024, 20:20
-
Zelensky javën e ardhshme në Tiranë, çelet ekspozita 'Ukraina, një krim lufte', Rama: Në samit liderët nga Evropa Juglindore
22 Shkurt 2024, 19:56
-
Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për destabilizuar Evropën! Përmendet edhe Kosova
20 Shkurt 2024, 16:32
-
Lufta në Ukrainë/ Kina: Ne nuk i shesim armë vdekjeprurëse Moskës! Media: Luftëtarët e parë amerikanë F-16 në Kiev në qershor
18 Shkurt 2024, 08:42
-
Paralajmërimi i fortë i Joe Biden: Nëse ne nuk ndalojmë Rusinë, lufta zhvendoset në vendet e Ballkanit
21 Janar 2024, 18:19
-
Thuajse 2 vite nga pushtimi rus, Kievi gati të rihapë aeroportin ndërkombëtar
2 Dhjetor 2023, 18:13
-
Lufta/Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: Rusia kërcënon botën me armë bërthamore
19 Shtator 2023, 09:43
-
Rusia sulmon portet ukrainase në Danub
3 Shtator 2023, 22:51
-
Lufta/ Moska: Shkatërruam 3 dronë duke u përpjekur të godasin urën e Krimesë! Zelensky: Ne po përparojmë
2 Shtator 2023, 07:34