Kryeministri rus Dmitri Medvedev deklaroi sot se Rusia nuk dëshiron të ketë një ekonomi të mbyllur dhe nuk do të ndryshojë modelin e saj të zhvillimit, pavarësisht sanksioneve të imponuara nga Perëndimorët për rolin e saj në krizën ukrainase.

"Unë i konsideroj të gjitha bisedimet mbi një ndryshim thelbësor të modelit të zhvillimit të vendit në favor të një ekonomie të mbyllur si të papërshtatshme dhe të kota. Nuk kemi nevojë për një ekonomi të këtij lloji", deklaroi ai gjatë një forumi që i dedikohet investimeve në Soçi.

"Ne nuk do të ndryshojmë rrugë", shtoi ai, i cituar nga agjencia Interfax, duke mos pranuar kërkesën e disa personaliteteve politike dhe ekspertësh për një rikthim në një ekonomi të mbyllur në vetë-vete të tipit sovjetik.

"Pavarësisht sanksioneve, Rusia nuk do të mbyllë dyert e saj ndaj partënerëve të huaj", deklaroi kryeministri duke shtuar se askush nuk mund të parashikojë se ç'efekte do të kenë ato mbi ekonominë botërore për një afat të gjatë.

Medvedev pranoi se zhvillimi i ekonomisë ruse është frenuar nga një numër i caktuar problemesh të brendshme dhe thekson nevojën për modernizim të infrastrukturës dhe të vazhdojë me reforma institucionale./ATSH/