Megakonferencë shtypi e Putinit me 1 259 gazetarë

 /ATSH-ANSA/ - Interesim i madh në Rusi dhe në botë për konferencën gjigante të shtypit të presidentit rus, Vladimir Putin në sfondin e krizës valutore dhe ekonomike që ka përfshirë dhe që po gjunjëzon vendin.

Presidenti Putin do ta fillojë maratonën e pyetje-përgjigjeve në Qendrën e Kongreseve sot në orën 09:00 GMT.
Konferenca e shtypit do të transmetohet në tre stacione televizive shtetërore dhe në tre radio.

Gazetarët e akredituar janë 1 259, nga të cilët mbi 200 janë të huaj.

Rekordi i zgjatjes në kohë të këtyre lloj konferencave ka qenë në vitin 2008, kur Putini foli katër orë e 40 minuta.

Ndërmjet temave më të trajtuara do të jenë situata ekonomike, sanksionet perëndimore dhe kriza ukrainase.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët