Megaoperacion i Europol-it në Serbi, Francë dhe Holandë, arrestohen bosët më të mëdhenj të kokainës në Ballkan

Megaoperacion i Europol-it në Serbi, Francë dhe Holandë, arrestohen bosët më të mëdhenj të kokainës në Ballkan

Një prej të arrestuarve dhe paratë e konfiskuara

Europoli ka zhvilluar një operacion ndaj krerëve të tafikut të drogës në Ballkan. Në total kanë rënë në pranga 23 persona, 3 mes të cilëve drejtuesit e organizatës kriminale të cilësuar si një ndër më të mëdhatë nga Europol. Në 11 maj u kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë ku u synua goditja e udhëheqësve të kartelit.

Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale tashmë janë arrestuar në Belgjikë në vitin 2021. Dy persona janë arrestuar më parë për vepra të tjera në Serbi dhe Peru. Një tjetër i dyshuar u arrestua në Holandë më 8 maj 2023.

Gjatë operacionit u konfiskuan armë dhe bizhuteri luksoze që kapnin shumën e miliona eurove.

Konfiskimet e kryera:

15 makina të nivelit të lartë dhe bizhuteri luksoze dhe ora për një shumë të vlerësuar prej rreth 2 milionë euro dhe gati 3 milionë euro në para të gatshme

Armët dhe eksplozivët duke përfshirë 2 pushkë snajper, 3 pushkë automatike, armë, silenciatorë, 24 kapsula detonatore dhe 5 pajisje për ndezjen në distancë të detonatorëve, 13 pako me eksploziv plastik, disa qindra copë municione.

Operacioni u krye me bashkëpunimin e tre vendeve, Francës, Holandës dhe Belgjikës. Me mbështetjen e Njësisë së Drogës të Europolit, Serbia ishte në gjendje të identifikonte objektivat kryesore në territorin e saj dhe të hartonte aktivitetet e tyre kriminale në mbarë botën.

Kjo organizatë kriminale, besohet se qëndron pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës direkt nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose duke kaluar tranzit përmes infrastrukturës logjistike në Afrikën Perëndimore.

Kjo bandë njihej në botën e krimit për dhunën dhe përfshirjen në grabitje të nivelit të lartë. Një nga objektivat e arrestuar në Serbi ishte një ish-udhëheqës i grupit famëkeq kriminal Pink Panther.

Falë analizës së kryer në të dhënat e Sky ECC, të paktën shtatë ton kokainë të kapur në portet evropiane në vitin 2020 u gjurmuan në këtë kartel, duke përfshirë:

700 kilogramë kokainë në Roterdam të Holandës

1.2 ton kokainë në Hasselt të Belgjikës

5 ton kokainë në Aruba të Antileve Hollandeze

Kriminelët, të arrestuar në Beograd si pjesë e këtij operacioni, janë trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor.

Task Forca Operacionale “Karteli Ballkanik”

Zbërthimi i tre mënyrave të koduara të komunikimit të përdorura nga kriminelët, Encrochat, Sky ECC dhe Anom zbuloi prevalencën e kriminelëve ballkanikë në tregtinë globale të kokainës dhe aktivitetet e lidhura me krimin e organizuar.

Për t'iu përgjigjur këtij kërcënimi, Europol krijoi Task Forcën Operacionale "Kartelin Ballkanik" dhe bashkoi vendet në të gjithë Evropën dhe botën për të synuar në mënyrë efektive këtë kërcënim që buron nga ky rajon.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi