KORÇË- Një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjeve të drogës është shkatërruar nga policia e Korçës, ndërsa në pranga kanë rënë 23 persona dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre vjen në kuadër të fazës së dytë të operacionit ‘Knock Down’ për goditjen e grupeve kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Report Tv mëson se Rreli Nazifi (Aurel Telhai), është kreu i grupit kriminal të shpërndarjes dhe shitjes së drogës në Korçë, që u arrestua nga policia e Korçës.
Konkretisht janë arrestuar: R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec. Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 700 gramë kokainë e ndarë në doza;
- 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;
- 100 gramë heroinë e ndarë në doza;
- një sasi metadoni dhe prekusori;
- 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;
- 38 automjete;
- 30 aparate celular;
- 5 peshore elektronike;
- 1 radio policie;
- një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;
- dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.
Po ashtu në të dy fazat e operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë. Sipas hetimeve trafikantët e drogës, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës. Ndërkohë në ditët në vijim sipas policisë pritet që të kryhen të tjera arrestime.
24 persona ranë në prangat e Policisë së Korçës në datën 20 prill 2021 dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim si dhe janë në hetim 70 persona, të cilët shpërndanin drogë në qytet, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Shkatërrimi i grupit erdhi pas 5 muajsh hetime nga policia.
Sekuestrimet e bëra nga policia
Janë publikuar pamjet nga megaoperacioni i policisë në Korçës, ku u shkatërrua një grup kriminal i prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin juglindor të vendit.
Report Tv mëson se Rreli Nazifi (Aurel Telhai), është kreu i grupit kriminal të shpërndarjes dhe shitjes së drogës në Korçë, që u arrestua nga policia e Korçës.
/Lumja ti moj Korce lule,qe le pas shoqet e tua./-N.Frasheri.Te proceduar gjithesej 197 persona,54 te arrestuar,16 ne kerkim,127 nen hetim!!!Bravo Korca e qytetarise dhe e kultures,//Parisi i vogel//,i bere disa zona te tjera te nxehta ne Shqiperi te duken diletante.
PërgjigjuOre po ku i keni gjet 125 kriminela ne korce aty aq jane banore,i moret ne qafe njerzit duke bere blerje te stimuluara ,por duke qene qe i beni veprimet e paligjshme ju si polici i nxitni njerzit te bejne krim ne vend qe te beni te kunderten.
Përgjigju197 persona ne hetim per 700 grame kokaine, 1 kile hashash dhe 100 grame heroine ha ha ha . Paskan mbledhur gjithe perdoruesit e droges ne Korce e rrethina dhe kane bere “ superoperacion” keta 2 ustallaret .
Përgjigju38 Automjete ?????
Respekte per zotin Ermal Mucaj. Profesionist i vertete, punonjes policie i nderuar ne te xhithe republiken. Eshte nder te rradhet oficer policie, qe nuk ndryshon listen e qmimeve. Po e njejta liste edhe ne Korce. Ne Tirane e njohin si "Skifteri" i Krimeve te Renda. Ka ndihmuar te dalin nga burgu xhithe ata quna, dhe xhithmone nuk e ka marre pjesen e tij, por kerkonte vetem per prokurorin. Nuk ke qfare me thene, hajdut i lere.
PërgjigjuKY PUNOKA FALAS.... A MOR MIK, E KE GABIM I KA MAJT TE GJITHA PER VETE KUR PROCEDIMIN E FILLOTE VET.
Loku loku
PërgjigjuEeeee mor Gjovalin Loka ia bane Vaksinen edhe Korces
Përgjigju