Megaoperacion në Itali, ‘çmontohet’ klani i trafikut të drogës italo-shqiptar, 15 të arrestuar! Në pranga edhe kreu i bandës, paratë investoheshin në Shqipëri

Megaoperacion në Itali, ‘çmontohet’ klani i trafikut të drogës italo-shqiptar, 15 të arrestuar! Në pranga edhe kreu i bandës, paratë investoheshin në Shqipëri

Foto ilustruese

ITALI- 15 persona kanë rënë në pranga si pjesë e një operacioni antidrogë nga Guardia Di Finanzia në Itali. Bëhet fjalë për një klan të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, të llojit heroinë kokainë, hashash dhe marijuanë. Droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion Italinë, më pas paratë e pista investoheshin në Shqipëri.

 Mediat italiane shkruajnë se “baza” e klanit të përbërë nga shumicë kriminelë shqiptarë ishte një fermë në zonën e Scanzano Jonico (Matera). Në momentin e arrestimi, janë sekuestruar 20 kg heroinë, 5.7 kg marijuanë dhe 105 gram kokainë. Krahas arrestimit të 15 personave, është arrestuar edhe kreu i organizatës dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt i cili ishte edhe pronar i fermës që shërbente si baza e bandës.

Nga arrestimi i kreut të bandës dhe bashkëpunëtorit të tij, janë sekuestruar asete me vlerë 4.2 mln euro, para të ardhura nga trafiku i drogës.

Droga mbërrinte në Itali dhe substancat shpërndaheshin në të gjithë territorin por edhe në organizata të tjera të trafikut të drogës. Paratë më pas investoheshin në Shqipëri për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe aktivitete tregtare.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LAJME FAKE: 30/05/2023 17:34

    MOS I BONI GJITHMON LAJMET ME TE MEDHA SEQ JANE SEPSE MATERA ESHTE NJE QYTET I VOGEL EDHE PLIS QE SHQIPTARET NE ITALI DHE GREQI MEZI SIGUROJN SHPENZIMET E DITES SESPE RROGA SHUM TE VOGLA DHE PLIS JAN FUKARRENJ . U BO GRUP I FORT NE ITALI HAHHAAH ATO I KENI ANDEJ NHLGA HOLLANDA GJERMANIA ANGLIA SPANJA JO ITALIA DHE GREQIA

    Përgjigju
    • Cjghj: 30/05/2023 20:15

      Po gomari po ,Italia eshte nyja europjane per te gjitha o gomar Po ku di gje ti

  • nexhi: 30/05/2023 16:56

    Nuk ka mundesi te jete droge shqiptare, se sipas të madhit, ne ka shume vite qe i kemi thene stop kultivimit. Dhe keta italianet jane te poshter qe na akuzojne kot në çdo lajm per kapje droge, vjedhje e grabitje.

    Përgjigju
  • Or tej: 30/05/2023 15:56

    Prandaj forcohet Leku dhe dobesohet Euro or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974