Në dosjen voluminoze të SPAK pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky dhe Encro prej autoriteve franceze, që çoi në arrestimin e disa personave, del edhe emri i Prek Kodrës, snajperistit të verifikuar për disa vrasje në Shqipëri dhe Kosovë. kEmri i Kodrës doli dhe në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku flitej si një nga personat që do kryenin vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Informacioni për vrasjen e mundëshme të Kurtit, doli në një nga emaelet e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano që u publikua nga hakerat iranianë. Në një dokument secret, publikuar edhe në mediat e Kosovës, Njësia Kundër Terrorizmit vendase në vitin 2021, kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ Xhavit Halitit, ish-deputet.
I dyshuari ishte Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument thuhej se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Në emisionin Pressing, në T7, Kodra ka mohuar gjithçka rreth akuzave në drejtim të tij.
“Ç’ka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu, Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, ka thënë ai.
Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret, por nga bisedat e zbuluara në aplikacionet Encro dhe Sky, porositësit e vrasjeve flisnin lirshëm për punët e tyre.
Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Gjokës/ Dekodimi i 'Sky' dhe 'Encro' i nxorri zbuluar: Pëllumb Gjoka plan me Behar Bajrin për të vrarë Kleant Musabelliun! Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit! Pagesa 100-110 mijë euro
S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklaratat e Grenell për Kurtin, ish-ambasadori: Sinjal i rëndë për Kosovën! Qeveria e Albinit të jetë e kujdesshme! Kamberi: Gjeo-politika po ndryshon
5 Shkurt, 20:51
-
Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA
5 Shkurt, 18:49
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
Frrok Çupi: Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër
5 Shkurt, 16:53
-
Siguria në vend, ekspert i Kriminalistikës në Report Tv: Ekziston, në Shkodër RENEA duhet të ishte stacionare! Policia e ka përgjigjen për zhdukjen e Ervis Martinajt
5 Shkurt, 14:48
-
Haradinaj: Përplasja e Kurtit me Grenell, serioze! Nëse fiton zgjedhjet, rrezikojmë mbrojtjen e Kosovës
5 Shkurt, 11:42
-
Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë
5 Shkurt, 09:50
-
4 ditë para zgjedhjeve, presidentja Osmani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të administratës Trump
5 Shkurt, 09:33
-
‘Pushkët i kemi plot’, Kurti i ‘përgjigjet’ Grenell? Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës
4 Shkurt, 23:01
-
Kosova në ‘Repolitix’/ Spahiu: Trump do i kërkojë Kosovës të kthejë borxhin e miliardave, siç ja kërkoi Ukrainës
4 Shkurt, 21:25
-
Valon Arifi: Ju kujtohet Albin Kurti dhe Bojken Abazi si e vandalizuan Tiranën për projektin e 'Teatrit Kombëtar'? Tani promovojnë të njëjtin projekt
4 Shkurt, 20:37
-
Alibeaj në ‘Frontline': Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me Diasporën! Misioni ynë, nxjerrja e Ramës në pakicë
4 Shkurt, 19:24