‘Sundimi i ligjit’/ Megaoperacion në të gjithë vendin, 25 të arrestuar për drogë, armë dhe vrasje! 20 prej tyre ishin në kërkim (VIDEO)

Një megaoperacion është zhvilluar sot në të gjithë vendin për kapjen e personave me armë dhe të atyre të shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” për të cilin janë angazhuar forcat RENEA dhe ato operacionale kanë rënë në pranga 25 persona, 19 prej tyre ishin të shpallur në kërkim kombëtar, një tjetër në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë 5 të tjerë u arrestuan pasi u kapën me armë dhe drogë.

Report Tv ka zbardhur emrat e 16 prej 25 të arrestuarve sot në kuadër të operacionit “Sundim i Ligjit” që u shtri në të gjithë vendin. Mes të arrestuarve është edhe Mërgim Lazri në Dibër i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për vrasjen e arkitektit italian, Roberto Morttura në qershor të vitit 2021. 

Gjithashtu, në Shkodër, është arrestuar, Kristian Fermosi i cili ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ku qëlloi me armë zjarri drejt 2 vëllezërve, Ardian e David Kiri. 

Në pranga kanë rënë:

Qarku Shkodër, i shpalluri në kërkim Kristian Fermosi

Qarku Dibër, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Mërgim Lazri i cili akuzohet për vrasje në Itali

Qarku Tiranë, të shpallurit në kërkim: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi

Të arrestuarit në flagrancë: Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari

Qarku Fier, i arrestuar në flagrancë: Markos Berberaj

Qarku Berat: i shpalluri në kërkim, Andjon Matarangasi

Si rrjedhojë janë sekuestruar:

-3 armë zjarri (pushkë dhe 2 pistoleta), armë gjahu dhe municion luftarak janë sekuestruar nga Policia, në Dibër, Tiranë dhe në Fier. Të katër poseduesit e tyre janë vënë në pranga;

-61.5 gramë kokainë dhe 500 doza cannabisi janë sekuestruar në Tiranë dhe në Dibër, si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetasit që i posedonin lëndët narkotike, me qëllim shitjen.

Për operacionin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se prova e parë e sigurisë kombëtare ka ecur me sukses, ndërsa shtoi se ky operacion i nisur nga ora 04:00 e mëngjesit të sotëm vijon ende. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
Tentoi të vrasë me armë zjarri ish-drejtorin e ALUIZNI-t Shkodër dhe vëllain e tij 1 vit më parë! Në pranga autori i ngjarjes (EMRI)

1666772782_kiri.jpg

Foto: Shënjestra e atentatit, Ardian Kiri dhe vendi i ngjarjes

Kristian Fermosi i shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj 2 vëllezërve Ardian dhe David Kiri në Shkodër, është arrestuar sot nga policia në kudër të operacionit “Sundimi i Ligjit”.

Mbrëmjen e 25 tetorit të vitit 2022, Fermosi ka qëlluar me pistoletë ndaj 2 vëllezërve që qarkullonin me një automjet luksoz me targa angleze. Asokohe u raportua se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti mes Kristian Fermosit dhe ish drejtorit të ALUIZNI-t Ardian Kiri në Shkodër. Më pas në konflikt është përfshirë edhe vëllai i këtij të fundit David Kiri.

Ora 13:47
U arrestua sot në Dibër, kush është 26 vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia! Akuzohet për vrasjen e arkitektit italian në 2021-in (EMRI)

Foto: Arkitekti italian Roberto Morttura

Mërgim Lazri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një arkitekti italian, është arrestuar sot nga policia shqiptare në Dibër.

Mësohet se Lazri është një prej të akuzuarve për vrasjen e arkitektit italian Roberto Morttura në qershor të vitit 2021.

Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29 vjeç, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur.

Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familje ne tij, njeri prej shqiptarëve i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.

Ora 13:22
Operacioni 'Sundimi i Ligjit' me 25 të arrestuar, reagon Balla: Është ende në vijim, prova e parë e sigurisë kombëtare po ecën me sukses

1695497546_TaulantBallaFoto.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për megaoperacionin "Sundimi i Ligjit" në kuadër të të cilit u arrestuan 25 persona, 20 prej tyre të shpallur në kërkim. Balla tha se operacioni është ende në vijim ndërsa shtoi se prova e parë e sigurisë kombëtare po ecën me sukses. 

Reagimi i plotë i Ballës:

Policia e Shtetit i ka dhënë udhë sot në orën 04.00 Operacionit Kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose lëndë narkotike. 

Në orët e para të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forca e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

⭕️ Deri në orën 12.00 janë arrestuar 20 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepra të rënda penale.

⭕️ Deri në orën 12.00 janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike.

⭕️Deri në orën 12.00 janë sekuestruar 9 armë dhe sasi të konsiderueshme municion luftarak.

⭕️ Deri në orën 12.00 janë sekuestruar sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe kokaine, si dhe shuma parash në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Prova e parë e Forcës së Sigurisë Kombëtare po ecën me sukses, ndërsa ky Operacion sapo ka filluar dhe po vijon intensivisht.

Ora 13:21
Megaoperacioni 'Sundimi i Ligjit', zbardhen emrat e 16 prej 25 të arrestuarve! Njëri prej tyre në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Itali

1699618005_sundimiiligjit.jpg

Janë zbardhur emrat e 16 prej 25 të arrestuarve sot në kuadër të operacionit “Sundim i Ligjit” që u shtri në të gjithë vendin.

Në pranga kanë rënë:

Qarku Shkodër, i shpalluri në kërkim Kristian Fermosi

Qarku Dibër, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Mërgim Lazri i cili akuzohet për vrasje në Itali

Qarku Tiranë, të shpallurit në kërkim: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi

Të arrestuarit në flagrancë: Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari

Qarku Fier, i arrestuar në flagrancë: Markos Berberaj

Qarku Berat: i shpalluri në kërkim, Andjon Matarangasi

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 10/11/2023 14:27

    I mbushen burgjet plot, gjysma shqiperise ne burg, gjysma tjeter ne emigracion

    Përgjigju
    • Gripi: 10/11/2023 16:01

      Edhe gjysma e emigracionit me precedente penal eshte. I kane mbushur burgjet kendej.

  • une: 10/11/2023 14:15

    Per Ballen skam ndonje simpati si deputet i Ps,por fakti eshte fakt qe policia ka tjeter qasje ndaj krimit qe kur Balla eshte minister i Rendit. Ne kete drejtim meriton Respekt.

    Përgjigju
  • 313: 10/11/2023 14:03

    Cironka turp qe i rendoni qytetaret duke i dhene buke neper burgje ktyre ordinerve.

    Përgjigju
  • Emi: 10/11/2023 13:40

    Mir ashte me e fillu me deputete e korruptuare

    Përgjigju
    • Ime: 10/11/2023 14:32

      Deputetet mund te vjellin! Por këto të arrestuar të vrasin.por cilet nga këto duhet arrestuar Emi?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni