(EMRAT) Megaoperacioni ‘Tempulli’, arrestohen 3 të rinj në Shkodër, shisnin doza kokaine

Shkodër - Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë Shaban Emini, 21 vjeç, Sabjan Qekaçi, 20 vjeç dhe i mituri me inicialet K. S.,17  vjeç.

Në kuadër të megaoperaciponit “Tempulli”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Renault”, në të cilin ishin 3 të rinjtë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të rinjtë shisnin doza kokaine, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. 

Blutë bëjnë me dije se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë