Megaoperacioni 'Tempulli', arrestohen 4 bashkëpunëtorët në Kukës! Kishin përshtatur lokalin e marrë me qira për shitjen e kanabisit

Katër persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim, pasi kishin përshtatur një lokal të marrë me qira në fshatin Krumë, për përdorim dhe shitje në doza të lëndës narkotike kanabis si edhe për organizim të lojërave të fatit.

Të arrestuarit janë të moshës 22, 23, 21 dhe 20 vjeç, të gjithë banues në Krumë. Lokali mësohet se ishte marrë me qira nga 22 vjeçari me iniciale A. Sh. dhe, pas kontrolleve që ushtroi policia, u konstatua se ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të kanabisit, si dhe për organizim të lojërave të fatit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në funksion të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal, në Krumë, Has.

Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një valixhe me sende për lojën “Poker” dhe 4 celularë. Në gjendje të lirë u procedua edhe një 25 vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për  A. M., 25 vjeç, banues në Krumë.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh