Megaoperacioni 'Tempulli' nuk ndalet'/ Drejtori i Policisë së Elbasanit garanton: Do të ketë arrestuar të tjerë! Ka shumë të evidentuar

TIRANE - Përdorimi i drogës nga adoleshentë por dhe nga nxënës shkolle po kthehet në një problem alarmant për shoqërinë shqiptare.

Report Tv solli sot dëshminë ekskluzive të një nxënësi të një gjimnazi në Tiranë ku tregonte sesa e lehtë është të blihet drogën dhe se e përdor 'për të qenë i pranuar' shoqëri.

Emisioni "Përballje' i Report TV trajtoi me të ftuarit në studio problematikat e këtij fenomeni dhe masat që duhen ndërmarrë për këtë fenomen shqetësues që shkatërron rininë shqiptare.

“Ndjeva dhimbje si baba e më shton përpjekjen. Pjesa e trishtë e kësaj historie është se rastet janë shtuar. Kjo na ka mobilizuar nisur dhe nga ankesat për të ndërmarrë luftën kundër këtij fenomeni” komentoi drejtori i drejtori i policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Ky fenomen alarmant nxiti dhe megaoperacionin e koduar “Tempulli” që u ndërmor në disa qytete për të goditur grupet kriminale që merren me shpërndarjen e drogës afër shkollave por dhe në blloqe banimi

Në studion e emisionit “Përballje”, me gazetaren Besmira Pelushaj, në Report TV  drejtori i policisë së Elbasanit garantoi se megaoperacioni Tempulli do të vijojë.

“Policia është e përkushtuar dhe operacioni do të vazhdojë. Të garantoj se do të ketë arrestuar të tjerë. Ka goxha të evidentuar. Tempulli është një operacion që do të vijojë.  Ky opeacion do të vijojë dhe e deklaroj me përgjegjësi” , tha Ilir Proda.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
Drejtori i policisë së Elbasanit zbulon pse të rinjtë po rendin drejt drogave të reja xhelatinoze

 

Drejtori i Policisë së Elbasanit zbulon dhe pse të rinjtë po frekuentojnë gjithnjë e më shumë drogat e reja që kanë hyrë në treg, drogat xhelatinoze dhe sintetike.

“Në treg është vënë re prania e disa drogave sintetike që prodhohen në laborator që përdoruesit, të rinjtë, e përdorin për shkak të efektit dhe kostos. Kanë efektin më të shpejtë dhe kosto më të ulët.
Droga xhelatinoze, ekstazia – ato kokrrat e vogla blu – të cilëndrejtoria e policisë e Tiranës bëri një operacion për tu përshëndetur para ca kohësh. Këto droga të rinjtë i aksesojnë lehtë. I kanë efektet më të shpejta, janë droga haluçinante.

Rrezikun e kanë se të detyrojnë të marrin më vonë droga të tjera më të forta si kokaina e heroina më vonë me të cilën krijohet varësi” tregoi Drejtori Ilir Proda për emisionin “Përballje’ në studion e Report Tv.

Ora 15:36
'Tempulli', Drejtori i policisë ilir Proda: Mes të arrestuarve në Tiranë ka dhe nga Elbasani! Kemi goditur dhe koka të grupit të shpërndarësve

 

 

I ftuar në emisionin “Përballje” në Report TV  drejtori i policisë së Elbasanit garantoi se megaoperacioni Tempulli do të vijojë.

“Policia është e përkushtuar dhe operacioni do të vazhdojë. Të garantoj se do të ketë arrestuar të tjerë. Ka goxha të evidentuar. Tempulli është një operacion që do të vijojë.  Ky opeacion do të vijojë dhe e deklaroj me përgjegjësi” tha Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Drejtori i Policisë së Elbasanit i ftuar në studion e emisionit “Përballje”në Report Tv zbulon detaje të reja lidhur me megaoperacionin e koduar “Tempulli”. Mësohet se disa prej të arrestuarve në Tiranë janë nga Elbasani.

“Janë të evidentuara lidhje mes shpërndarësve të drogës në qytete. Disa të arrestuar në Tiranë janë me origjinë nga Elbasani apo kanë banuar më parë në këtë qytet apo janë banorë të këtij qyteti. Nuk mund të them më shumë për hir të sekretit hetimor” zbuloi Proda.

Zbulon gjithashtu se janë goditur edhe krerë të këtyre grupeve.

"Me garanci ju them që ato grupe që janë goditur është shkuar edhe deri tek organizatorët e kësaj veprimtarie. Matematikisht është e pamundur që një numër kaq i madh të arrestuarish të mos ketë forma të veçanta të organizimit mes tyre. Nuk  po themi që janë pjesëtarë të një grupi dhe i drejton një kokë por mes tyre ka grupe të vogla që drejtohen nga organizatorë të këtij aktiviteti kriminal. Po flasim për shpërndarjen e drogës, pa hyrë tek pjesa e trafikimit që është temë tjetër” nënvizoi Proda për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.

 

Lufta kundër shpërndarësve të drogave nëpër shkolla dhe blloqe banimi dhe lokale është një strategji e shpallur e policisë së shtetit që prej fillimit të këtij viti tha drejtori i policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

“Kjo është strategji e shpallur e policisë së shtetit për të goditur këtë aktivitet kriminal. Ne na kanë ardhur plani që në fillim të vitit për tu fokusuar në luftën kundër shpërndarësve të drogës” tregoi Proda .

Ora 14:54
Alarmi për shitjen e drogës afër shkollave, Malaj: ‘Tempulli’ hapi petët e lakrorit! Softa: Shpërndarësit veprojnë me zona influence

 

Nora Malaj, pedagoge dhe ish zv/ ministre e Arsimit përgëzon operacionin e policisë të koduar “Tempulli” ndërsa vë në dukje se shoqërisë iu vu përpara syve kjo problematikë shqetësuese.

“Aksioni hapi petët e lakrorit dhe na tregoi disa të vërteta që duhet ti pranojmë” thotë Malaj që iu bashkangjit diskutimit në studion e emisionit “Përballje’ në Report Tv përmes lidhjes me skype.

Ndërkohë eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tregon si veprojnë grupet e shpërndarësve të drogave.

 “Janë mbi 4 mijë persona që merren me shpërndarjen e drogës. Të gjitha janë ndarë me zona influence, ashtu si dhe lypësit. Veprohet me zona influence“, tha ai.

 

Ish zv/ministrja Malaj e quan lajm të mirë që duhet duartrokitur fakti që ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit ndërmorën një marrëveshje të përbashkët për të forcuar sigurimin e ambienteve të shkollave

Lajmi i mirë është dhe që kemi një koordinim jashtëzakonisht të mrië të prokurorisë, policisë dhe institucioneve që duan ti hyjnë në themel këtij problemi. Duhet përshëndetur puna e të gjithë institucioneve” vijon më tej Nora Malaj.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim