Megatek sjell një tjetër mundësi fantastike për klientët e saj! Pas suksesit të fushatës “Bli më shumë, përfito më shumë”, tashmë ka ardhur momenti që të gjithë ata që kanë përfituar një Gift Card të shijojnë avantazhet e saj.
Megatek u ka dhenë mundësinë klientëve të shijojnë përfitimet e kartave dhuratë që kanë marrë gjatë blerjeve të tyre.
Nga data 9 deri më 22 nëntor, të gjithë ata që kanë përfituar një Gift Card gjatë periudhës 16 tetor – 8 nëntor mund të rikthehen në Megatek dhe ta përdorin atë për blerje të reja, duke zgjedhur mes gamës së gjerë të produkteve për shtëpinë dhe përditshmërinë.
Në kuadër të kësaj fushate, klientët janë shpërblyer me karta dhuratë me vlera nga 5,000 deri në 30,000 lekë, në varësi të shumës së shpenzuar. Për blerjet nga 20,000 deri në 49,999 lekë është përfituar një Gift Card prej 5,000 lekësh, ndërsa për shumat më të larta vlera e kartës ka arritur deri në 30,000 lekë.
Tashmë, këto karta mund të përdoren për të blerë produktet e nevojshme, për të rinovuar ambientet e shtëpisë apo për të realizuar një blerje të planifikuar më parë.
Megatek u kujton të gjithë klientëve që disponojnë një Gift Card se afati i fundit i përdorimit është data 22 nëntor. Kjo nismë është një tjetër mënyrë për të shpërblyer besnikërinë e konsumatorëve, duke u ofruar më shumë vlerë për blerjet e tyre.
Nëse edhe ju keni përfituar një Gift Card, tani është momenti ta përdorni. Megatek ju mirëpret deri më 22 nëntor!









