Princi Harry dhe gruaja e tij, Dukesha Meghan Markle, u shfaqën për herë të parë sot në një rast si një çift mbretëror i sapo martuar.
Bëhet fjalë për ceremoninë e organizuar në Pallatin Buckingham, ku babai i Harry, Princi Charles u takua me përfaqësues të njësive ushtarake dhe organizatave bamirëse.
Padyshim ajo që bie në sy, është se Meghan është përshtatur në mënyrë të përkryer në një veshje klasike, në ngjyrë rozë dhe kapelë të përshtatshme për eventin.
( Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle gjatë ceremonisë së organizuar në Pallatin Buckingham )