Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë në prill. Për këtë çiftit i duhet një periudhë e mirë larg vëmendjes së medias. Ndoshta do ju mungojnë, por ata e meritojnë.

Bëhet fjalë për ‘lejën e lindjes’ që të dy prindërit duhet të marrin sipas ligjeve në Britani.

Ende nuk dihet sa kohë do marrë Megan. Kujtojmë se dukesha Kate ka marrë kohë të ndryshme në dispozicion për tre lindjet e saj.

Nga lindja e Price George ajo u shfaq vetëm pas një muaji, por dukeshës iu desh  5 muaj nga lindja e Princeshës Charlotte dhe thuajse 6 muaj për princin Louis. Gjithashtu edhe princ William iu desh të marrë dy javë për lindjen e fëmijëve të parë ndërsa hoqi dorë nga leja për princin Luis.

Meghan mund të mungojë në qendër të vëmendjes për gjashtë muaj të plotë, ose mund të shfaqet në ngjarjen e rastit pas lindjes së  foshnjës, ashtu si Kate bëri para saj.

Reporterja mbretërore Victoria Arbiter duket se mendon se ka një shans që Megan dhe Harry do të ndajnë lejen: "Do të doja të shihja një lloj leje prindërore të përbashkët. Ka shumë diskutime rreth barazisë midis këtij çifti," tha reporterja për Yahoo News.