Meghan Markle dhe Harry performojnë në një festival muzikor për sensibilizimin ndaj pandemisë

Meghan Markle dhe Harry performojnë në një festival muzikor për sensibilizimin ndaj pandemisë

Princ Harry dhe Dukesha Meghan do të performojnë në një festival të madh muzikor në Central Park të Nju Jorkut përpos yjeve të shumtë.

Princi Harry dhe Dukesha Meghan do të jenë në skenë në një festival muzikor. Ata duan të përdorin Global Citizen Live këtë fundjavë për të tërhequr vëmendjen në rëndësinë e një shpërndarje më të drejtë të vaksinave kundër koronavirusit.

Organizatorët njoftuan pjesëmarrjen e tyre të martën. Harry dhe Meghan i bashkohen një grupi të madh yjesh si: Jennifer Lopez, Billie Eilish, Ed Sheeran, Shaën Mendes dhe Usher priten në skenë.

Festivali pritet të zgjasë 24 orë.

Spektakli do të zhvillohet në disa qytete këtë vit - përveç Nju Jorkut, Parisit, Londrës, Rio de Janeiro dhe Sidneit. Kjo shfaqje do të mundësohet me koncerte dhe kontribute politike. Festivali promovon më shumë angazhim në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve dhe është i përkushtuar për të mbrojtur klimën dhe mjedisin.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së