Vetëm para dy muajsh Meghan Markle bëri hyrjen zyrtare në familjen mbretërore me martesën me Princ Harryn. Mesa duket pasiguria, ankthi dhe përpjekja për t'u përshtatur sa më shpejt me rregullat e tyre strikte ka bërë që ish-aktorja të ketë një problem shëndetësor. Bëhet fjalë për rënien e flokëve. Gjatë nje eventi ku doli publikisht me Mbretëreshën Elizabeth në Cheshire, në fakt, flokët e trashë të dukeshës së Sussex u dukën mjaft të holluar duke vënë në alarm fansat. Mirëpo ekspertët e zbuluan.
Antonino Di Pietro është shprehur për gazetën "Gente", se bëhet fjalë për një problem mjaft serioz, ndryshe njihet si sëmundja “alopecia areata”. Meghan deri tashmë e ka mbuluar me vënien e kapeleve të ndryshme, por nuk kaloi pa u vënë re.