Meha do ‘hakmarrje’ ndaj Serbisë
UEFA licencon “Elbasan Arenën”

Meha do ‘hakmarrje’ ndaj Serbisë<br />UEFA licencon “Elbasan Arenën”
Alban Meha ka një histori mjaft prekëse që lidhet me kundërshtarët e radhës në ndeshjen e 14 Tetorit në Beograd. Më shumë se sa një ndeshje e thjeshtë, për të është një mision historik dhe që kthen kujtime nga e kaluara. Shumë gjurmë të familjes së tij janë në luftën përballë serbëve, disa kanë rënë dëshmorë. Në vitin 1981, Tahir Meha në rrethimin që ju bë kullës së tij nuk u dorëzua, por luftoi ballë për ballë me ushtarë e policë serbë, derisa ra dëshmor në kullën e tij në Prekaz të Drenicës. Nga ajo familje rrjedh Alban Meha. Ai ka premtuar se do të jetë shumë më i fortë ndaj Serbisë dhe po lutet që të krijohen gjuajtjet e lira, që janë specialiteti i tij. “Më duhet vetëm një gjuajtje e lirë, do t’i shënoj gol Serbisë në Beograd”, kishte deklaruar Alban Meha. Një tjetër kosovar, Mavraj ka pranuar se skuadra ka motivim shtesë në ballafaqim me Serbinë. “E dimë se çfarë përgjegjësie kemi për Kombin tonë në ndeshjen e dytë, kundër Serbisë. Ne do të futemi në fushë për ta bërë krenar popullin tonë”tha Mavraj.
 
UEFA LICENCON “ELBASAN ARENËN”

 
Zëdhënësi për shtyp i Federatës Shqiptare të Futbollit deklaron se stadiumi “Elbasan Arena” ka marrë vlerësim pozitiv nga UEFA pas testit miqësor që zhvilloi ndaj Elbasanit U-19. “Kemi marrë vlerësim maksimal në testin miqësor me të rinjtë e Elbasanit. Në përgjithësi kemi shkuar mirë edhe pse ka disa gjëra për të rregulluar. Tashmë kemi një stadium të ri jo vetëm për tifozët edhe për ekipin por edhe për mediat. Për herë të parë kemi një sallë konferencash me licencën A, që plotëson të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA. Media ka rregulla të reja dhe të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe operatorët duhet të jenë të gatshëm për të hyrë në stadium dy orë më parë. Çdo gjë do funksionojë në bazë të akreditimit të kryer më parë në FSHF” tha ai.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’