Mehmet Çeliku: S'u vendos për
ndryshimet, ka ende debate

Mehmet Çeliku: S'u vendos për<br />ndryshimet, ka ende debate
TIRANE - Kryesia Këshillit Ndëraakademik për Gjuhën Shqipe, e përbërë prej 5 akademikësh, prej dy kryetarëve Jani Thomai (Shqipëri), akademik Rexhep Ismajli (Kosovë), si dhe prej anëtarëve Kolec Topalli(Shqipëri) dhe Besim Bokshi (Kosovë), ka zhvilluar dje konferencën në fundit të këtij këshilli, ku janë shtruar për diskutim tezat për ndryshimet gjuhësore.

Konferenca u zhvillua me dyer të mbyllura, larg Akademisë së Shkencave në Tiranë. Madje në mjediset e Hotel Viktorias ishte porositur të mos lejoheshin gazetarët. Pasi mësuam se ku zhvillohej konferenca, aty na thanë se kanë vajtur ta zhvillojnë “në akademi për arsye se janë bezdisur nga gazetarët”. Në Akademinë e Shkencave u konfirmua, që jo vetëm që nuk ishin zhvendosur atje të 18 pjesëmarrësit,por debatet kanë zgjatur deri në orët e vona të pasdites. Pra u konfirmua qartë se konferenca është mbajtur gjatë gjithë kohës në mjediset e Hotel Viktorias, pranë spitalit “Nënë Tereza”.

Pjesëmarrës të kësaj konference të telefonuar nga Shqiptarja.com kanë konfirmuar se “jemi ende duke diskutuar në mjediset e Hotel Viktorias”. Mbledhja e parafundit e Këshillit në Tiranë është zhvilluar në fund të qershorit në Aakdeminë e Shkenncave dhe pas një jave në Kosovë, por u mbajt shumë sekret nga mediat. Arsyeja ka qenë se janë diskutuar mes debateve të shumta probleme të drejtshkrimit të zanores “ë” të patheksuar në gjuhën standarde shqipe.

Një pjesë e gjuhëtarëve si Mehmet Çeliku, Rami Memushaj, Emil Lafe, Gjovalin Shkurtaj, Shefkije Islami nga Kosova, arbëreshi Francesko Altimari etj, kanë shprehur mendimin se janë kapërcyer kufijtë e një orientimi shkencor. Pikërisht kjo ka ndezur diskutime të ashpra mes gjuhëtarëve në Shqipëri dhe Kosovë dhe debatet mediatike nuk kanë rreshtur për gati një vit rresht. Përmes intervistave të shumta “Shqiptarja.com” ka hedhur dritë edhe për çështjet që janë debatuar në konferencën e djeshme. Madje në muajin mars dhanë dorëheqjen nga grupi i punës Emil Lafe dhe Rami Memushaj për arsye se tri çështjet më të diskutuara kanë qenë tepër të ndërlikuara, të cilat janë ë-ja e patheksuar në gjuhën shqipe: paratheksore, pastheksore, fundore, në rrokje të hapur a të mbyllur, në grupe të veçanta bashkëtingëlloresh. Gjithashtu më debatuara ka qenë zanorja ë e patheksuar në gjuhën shqipe, e cila në shumë raste në të folurit e lirë nuk shqiptohet.

Çfarë është KNGHSH-ja

Këshilli ndërakdemik për gjuhën shqipe u themelua me Vendimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 27 tetor 2004, si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde. Këshilli në 2004-ën ka apsur anëtarë nga të gjitha trojet e shqipes dhe nga të gjitha institucionet shkencore kryesore që merren me gjuhën nga dy Akademitë, nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Tiranës, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, nga universitetet e Tiranës, e Elbasanit, e Shkodrës, e Prishtinës, e Prizrenit dhe e Kozencës.

Çfarë është KNGHSH-ja dhe përfaqësuesit në Konfrencë

Këshilli Ndërakdemik për gjuhën shqipe u themelua me Vendimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 27 tetor 2004, si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde.

Këshilli në 2004-ën ka pasur anëtarë nga të gjitha trojet e shqipes dhe nga të gjitha institucionet shkencore kryesore që merren me gjuhën nga dy Akademitë, nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Tiranës, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, nga universitetet e Tiranës, e Elbasanit, e Shkodrës, e Prishtinës, e Prizrenit dhe e Kozencës. 22 anëtarë të Këshillit kanë pasur koncepte të ndryshme për standardizimin gjuhësor ose për kufijtë e standardit. Pjesa me madhe nuk janë dakord për afrimin e shkrimit me shqiptimin, një nga tezat që mbrohet nga akademiku Kolec Topalli.

Nga këshilli Ndërakdemik për Gjuhën Shqipe, që u themelua në 2004-ën për shkak të gjithë këtyre debateve kanë dhënë dorëheqjen disa prej anëtarëve, si studiuesi arbëresh Francesko Altimari, gjuhëtari kosovar Abdullah Zymberi, Ethem Likaj, Rami Memushaj, Emil Lafe. Këshilli është zëvendësuar me anëtarë të rinj si Bahri Beci, akad., Tiranė, Qemal Murati, prof. dr. Prishtinė, Ragip Mulaku, prof. dr. Prishtinė. Nuk merr pjesë në këtë konferencë Instituti i Gjuhës dhe Universitet e Shqipërisë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset