Mehmetaj vijon sulmet ndaj Bashës: Ç’ti thuash? Do i momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që të të shpëtojnë

Mehmetaj vijon sulmet ndaj Bashës: Ç’ti thuash? Do i momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që të të shpëtojnë

TIRANË- Pas sulmeve që Lulzim Basha i bëri Ilir Metës duke e përfshirë në trekëndëshin e Bermudës, LSI ka nisur një sulm ndaj kryedemokratit. E radhës është ish-deputetja, Kejdi Mehmetaj, e cila i vë epitete nga më të ndryshmet duke nisur që nga “kryetaro-kunati, pengu, artisti, pazarxhiu, matematicieni që gënjen edhe për orën”.

Mehmetaj thotë se Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokal enë 2019 prandaj zgjodhi t’i bojkotonte ato, teksa e paralajmëron se do vijnë momenti që LSI do të flasë...se çfarë do të thotë, mbetet për t’u parë.

“Çfarë ti thuash më Luli Bashës, që nuk ja kanë thënë akoma demokratët të cilët i la për 12 vite rrjesht në opozitë?

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, kryetaro-kunatit, pengut, artistit, pazarxhiut, matematicienit që gënjen edhe për orën? Çfarë mund ti thuash më Luli Bashës, që gjeti shpëtim tek LSI në 2017 kur mezi mori 43 mandate e nga frika e konkurrencës shkërmoqi të gjithë PD-në?

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI nuk mund të jetë më shpëtimi i tij, pasi LSI-së i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019-ës, bashkitë e këshilltarët që nuk kandiduan se Luli Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokale dhe mandatet e votat e humbura të 2021-it që kishte merak me banda e para t’ja blinte LSI-së njësoj si Edi Rama.

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI zuri mend nga gabimi fillestar i të besuarit të atij që nuk i beson as familja e tij politike dhe fatkeqsisht për Luli Bashën as hija e tij nuk do i afrohet ndonjëherë hijes së Ilir Metës, se lider nuk të bën karrigia e kryetarit të PD, por morali, koherenca dhe qëndrueshmëria përballë qytetarëve.

Ndaj, Luli Basha të shohë hallet që e kanë zënë brenda shtëpisë së tij, pa u shqetësuar, se do i vijë momenti për tu përballur edhe me bëmat e mashtrimet ndaj LSI. Dhe kur të vijë momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që ta shpëtojnë”, shkruan Mehmetaj.


Lajmi kryesor:

E bëri pjesë të 'Trekëndëshit të Bermudës', Meta fushatë pro Berishës, 'i ndërsen' LSI-në Bashës: Mosmirënjohës! Përgjegjës për humbjen në 25 prill


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë