Meimarakis: Greqia ju mbështet
që ta merrni statusin në qersho

Meimarakis: Greqia ju mbështet<br />që ta merrni statusin në qersho
TIRANE - Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Evangelos-Vasileios Meimarakis ka deklaruar sot nga Tirana, ku u takua me homologun e tij shqiptar Meta, se "ashtu si ne ndihmuam që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, me më tepër forcë dhe dëshirë do ndihmojmë, do përpiqemi të bëjmë ç’është e mundur në mënyrë që brenda Presidencës greke të BE-së të kemi një përgjigje pozitive për statusin kandidat."

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Presidenti i Parlamentit të Greqisë Evangelos-Vasileios Meimarakis ka nisur takimet me politikën shqiptare.  Ai dha sot konferencën e parë të përbashkët për shtyp me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën, në Kryesinë e Kuvendit.

“Ne vlerësojmë përkushtimin e Greqisë për të përshpejtuar integrimit europian të të gjithë rajonit tonë, përfshirë edhe Kosovën,”- tha Meta në fjalën e tij. – “Shqipëria dhe Greqia, si dy vende anëtare të NATO-s kanë një përgjegjësi të madhe për garantimin e qetësisë në rajon. Po ashtu dy vendet tona në kuadrin e dy nismave rajonale japin një kontribut të vyer në garantimin e sigurisë ekonomike, si psh. në projektin TAP.

Shqipërinë dhe Greqinë nuk i bashkon vetëm hapësira e përbashkët gjeografike, por mbi të gjitha ura e shkëlqyer e bashkëpunimit që mishërohet nga minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ndaj ruajtja dhe kultivimi i vlerave kulturore reciproke ka rëndësi të veçantë për të dy vendet tona,”- theksoi ai. Meta po ashtu njoftoi se një grup deputetësh shqiptarë kryesuar nga Gramoz Ruçi do të kontaktojë me palën greke për çështjet me interes dypalësh.

KUrse, Presidenti i Parlamentit grek, Meimarakis vuri në dukje: "Brenda objektivave të Presidencës sonë, është e qartë që një ndër objektivat është që Shqipëria deri në muajin qershor të ketë një raport pozitiv për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në mënyrë të përsëritur ne kemi theksuar, por edhe me vepra e kemi treguar se i gjithë ky rajon i trazuar i Ballkanit duhet të integrohet qoftë në Bashkimin Europian, qoftë në NATO, derisa të plotësohen kushtet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Kuptohet dhe dihet që integrimi i të gjithë rajonit në Bashkimin Europian dhe në NATO do të ndihmojë stabilitetin, do të ndihmojë sigurinë, por do të ndihmojë edhe qytetarët me zhvillimin që do të marrë rajoni, zhvillim që do të jetë në të mirën e tyre. Ashtu si ne ndihmuam që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, me më tepër forcë dhe dëshirë do ndihmojmë, do përpiqemi të bëjmë ç’është e mundur në mënyrë që brenda Presidencës greke të BE-së të kemi një përgjigje pozitive për çështjen për të cilën folëm.
 
Prandaj unë besoj se me këtë vizitë ne dërgojmë një mesazh optimizmi se marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyera, karakterizohen si marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë. U dërgojmë një mesazh jo vetëm qytetarëve, por të gjithëve se dy vendet tona kanë mundësi dhe duhet të bashkëpunojnë me sinqeritet për të mirën e qytetarëve, për të mirën e zhvillimit dhe ka shumë rëndësi që këtë mesazh ta japim ne, Kryetarët e Parlamenteve. Unë me shumë respekt dhe emocion i drejtohem Parlamentit, sepse në çdo Parlament dëgjohet zëri i pastër, zëri original i qytetarëve. Ne jemi përfaqësuesit e qytetarëve. Ne japim llogari para tyre.
 
Ne mbështesim kontrollojmë dhe ushtrojmë presion pozitiv mbi qeveritë tona, prandaj përgjegjësia e parlamenteve kombëtarë ka shumë rëndësi në funksionimin e demokracive parlamentare. Gëzohem shumë që Kryetari i Parlamentit në Shqipëri është personalitet i rëndësishëm, siç jeni ju z. Kryetar, që mund të përafroni të gjitha këto pikëpamje, kuptohet dhe ashtu siç kërkohet, duke dëgjuar në rolin e Kryetarit të gjitha palët dhe duke gjetur gjithmonë zgjidhjen më të ekuilibruar që ka lidhje me çështjet me të cilat përballen qytetarët tanë. Sepse, janë të vështira orët për parlamentet tona. Këto parlamentet tona janë të detyruara të marrin vendime me përfitim për qytetarët në periudhën afatgjatë, por në periudhën afatshkurtër këto vendime mund të kenë ndikim negativ. Prandaj ne nuk duhet të mjaftohemi së luajturi rolin për vënien e vulës, por duhet të japim edhe kontributin tonë, pra të marrim pjesë në dialogun për marrjen e vendimeve,"- përfundoi kryeparlamentari grek.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Parlamentit të Greqisë z. Evangelos-Vasileios Meimarakis do të takohet me krerët më të lart të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, Kryeministrin e Shqipërisë , Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
meta meimarakis
(Në foto: Meta - Meimarakis sot)

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Euro 2024'/ Tring fiton të drejtën ekskluzive të trasmetimit të kampionatit, dy kanale të dedikuara

'Euro 2024'/ Tring fiton të drejtën ekskluzive të trasmetimit të kampionatit, dy kanale të dedikuara