Mekë, nis pelegrinazhi  i haxhit
Sërish “luftë” mes Arabisë e Iranit

Mekë, nis pelegrinazhi  i haxhit<br />Sërish “luftë” mes Arabisë e Iranit
Pelegrinazhi i haxhit  në Mekë i cili përfaqëson  një nga 5 shtyllat e fesë islame  duhet të bashkojë të gjithë muslimanët e botës.  Por riti i cili pritet të nisë këtë të shtunë mesa duket  edhe këtë vit po  sjell përcarje  mes komuniteteve sunite dhe Shiite duke  shpalosur rivalitetin mes Arabisë Saudite vendi ku mbahet pelegrinazhi  dhe Iranit.

Teherani dhe Riadi  janë të përfshira në  një seri konfliktesh  sa i përket edhe çështjes së Sirisë, Irakut dhe Jemenit.

Këtë vit për herë të parë  që prej 30 vitesh pelegrinasve nga Irani iu  është mohuar  pjesëmarrja në ritual. Sipas qeverisë së Iranit Riadi   është fajtor pasi mbështet terrorizmin dhe përgjakjen e muslimanëve në Irak, Siri dhe Jemen. Lideri fetar i Teheranit  i përshkroi sauditët si djaj të vegjël që janë në shërbim në satanait të madh Amerikës.Presidenti i Iranit kërkoi që Arabisë t'i hiqet e drejta e zhvillimit të haxhit.

Në vitin 2014  gjatë një pelegrinazhit u shënua edhe një tragjedi ku humbën jetën  rreth 2426 persona  mes tyre  464 qytetarë nga Irani.
 
Në janar 2016 Riadi  i dha fund edhe marrëdhënieve diplomatike me Teheranin, ky vendim erdhi pas sulmit në ambasadën  e kryqytetit arabik.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar