MEKSIKË - Policia meksikane ka zbuluar varre masive me 54 trupa në qytetin e La Barca. Ky zbulim u bë gjatë një hetimi për zhdukjen e 2 agjentëve federal.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ndër 54 viktimat e gjetura ishin dhe dy trupat e agjentëve. 

Prokurorët e çështjet thonë se ende nuk kanë identifikuar trupat dhe se disa prej tyre kishin shenja dhune dhe torture.

Autoritetet besojnë se oficerët e policisë bashkiake ishin të përfshirë në zhdukjen e agjentëve federal. Prej vitesh autoritetet luftojnë me korrupsionin në polici dhe e përshkruajnë si shqetësimin e tyre kryesor në luftën kundër karteleve të drogës.

Sipas tyre, pagat e ulta të oficerëve të policisë, i bën këta të fundit më të prirur ndaj korrupsionit. Muajin e kaluar, 13 oficerë policie në Akapulko u arrestuan dhe nën akuzën e drejtimit të një bande e cila rrëmbente njerëz.


(v.gj/shqiptarja.com)