MEKSIKË - Një kamion që transportonte pajisje mjekësore radioaktive u vodh në Tepojaco të Hildago, në Meksikë. Kamioni me pajisje mjeksore të skaduara po u dhëtonte nga spitali i Tijuana për në një magazinë mbetjesh radioaktive.

Sipas autoriteteve te CNSNS, kobalt-60 nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve për sa kohë që kutitë nuk hapen apo çahen. Ky material përdoret gjatë kimioterapisë për të kuruar kancerin.

Ndërkohë Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) tha se gjatë kohës që kamioni u vodh, materiali ishte i mbyllur në mënyrë hermetike, megjithatë përmbajtja mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit nëse dikush do të hapte kutitë, apo nëse ato do të dëmtoheshin.

Autoritetet meksikane kanë filluar kërkimet e këtij materiali radioaktiv dhe kanë lëshuar një lajmërim për të paralajmëruar njerëzit.