Një alarm është lëshuar në pesë shtete meksikane pas grabitjes së një substancë radioaktive për përdorim industrial, iridium-1192, njoftoi sot Ministria e Brendshme meksikane.
"Alarmi është dhënë për shkak të vjedhjes së një burimi radioaktiv të ndodhur në Cardenas, në shtetin e Tabaskos, në juglindje të Meksikës", tha ministria në një deklaratë.
"Një kompani lokale "Garantia Radiografica e Ingeniera" i raportoi Komisionit Kombëtar të Sigurisë Bërthamore se kjo substancë radioaktive ishte vjedhur me një furgon dje në mbrëmje", sipas ministrisë.
"Alarmi iu është dhënë njësive të mbrojtjes civile në shtetet e Tabaskos, Kampeçes, Çiapas, Oaksacas dhe Verakruz si edhe forcave tokësore, detare dhe policisë federale", shtoi ministria.
"Substanca e vjedhur është përdorur në radiografi industriale dhe nëse ajo nxirret nga ena e saj, bëhet fjalë për një burim shumë të rrezikshëm për njerëzit", thekson ajo./ /atsh/
/Shqiptarja.com