MEKSIKO, 27 shkurt /ATSH-AFP/ - Meksika regjistroi sot një fitore tjetër kundër narkotrafikantëve me arrestimin e drejtuesit të fundit në liri të kartelit "Kolorësit e Tempullit", grup kriminal akuzuar për trafiqe droge drejt SHBA-së dhe dërgesa të paligjshme të hekurit drejt Kinës dhe për shumë akte dhune.
Policia federale meksikane arrestoi sot në mëngjes narkotrafikantin, Servando Gomez, alias "La Tuta", konsideruar si drejtuesi i fundit në liri i kartelit "Kalorësit e Tempullit" që operonin në shtetin e Michoacanit, sipas një burimi të Komisionit Kombëtar të Sigurisë në Meksikë.
"Gomez u arrestua në kryeqytetin e shtetit Michoacan, Morelia, nga policia federale pas disa muajsh punë të shërbimeve sekrete. Gjatë operacionit për arrestimin e tij nuk pati shkëmbime të shtënash", shtoi burimi në një konferencë shtypi.
Servando Gomez, 49-vjeç, dikur mësues, ka qenë objektivi kryesor i përpjekjeve të presidentit Pena Nieto për të rimarrë kontrollin e Michoacanit, një shtet perëndimor që është goditur nga përplasjet mes kartelit "Kalorësit e Tempullit" të drejtuar nga Gomez dhe ushtarëve të armatosur rëndë që përpiqeshin t'i luftonin ata.
Narkotrafikanti u dërgua drejt Meksiko Sitit dhe autoritetet njoftuan për një konferencë shtypi për të dhënë më shumë detaje", theksoi i njëjti burim./
/ec/











