Meksikë/ Zbulohet varri masiv, 44 trupa të copëtuar në 199 çanta të zeza

Meksikë/ Zbulohet varri masiv,  44 trupa  të copëtuar në 199 çanta të zeza

Foto nga varri masiv

MEKSIKË-  Një varr masiv prej 44 trupash të varrosur në një pus është zbuluar në Guadalajara të Meksikës.

Trupat ishin të fshehura në 199 çanta të zeza dhe autoritetet hasën vështirësi në identifikimin e trupave të pajetë, pasi ata ishin tw prerw nw copa.

 Banorët e zonës  pikasën  këto mbetje në fillim të shtatorit kur dhe filluan të ankoheshin për erën. 

Jalisco njihet si një zonë e përbërë nga banda të dhunshme të cilët si aktivitet kryesor kanë trafikimin e drogës. 

Kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave të pajetë në Meksikë brenda këtij viti. Pjesa më e madhe e trupave ishin të prerë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar ato.

Organizatat  lokale për kërkimin e njerëzve të zhdukur i bënë thirrje  qeverisë të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në identifikimin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë