Çifti Melania- Donald Trump është ndër më të komentuarit dhe në qendër të vëmendjes të mediave botërore. 

 Dhe sigurisht ndër më të komentuarat është zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump e cila është shfaqur në revistën meksikane "Vanity Fair" duke ngrënë diamante sikur të ishin spageti. Ajo që mund të vihet re lehtësisht janë dhe duart e saj janë të mbuluara nga bizhuteritë me diamante. 
 
Një foto e tillë ka shkaktuar reagime të shumta te publiku, pasi vjen pikërisht pas urdhrit të Trump për të ndërtuar një mur me Meksikën, me qëllim që të ndalohen emigrantët e paligjshëm.