‘Çfarë mund të bëj për t’ju ndihmuar’/ Melania trump surprizon fëmijët emigrantë

‘Çfarë mund të bëj për t’ju ndihmuar’/ Melania trump surprizon fëmijët emigrantë

Zonja e Parë, e SHBA-së, Melania Trump gjatë vizitës në një qendër fëmijësh emigrantë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Pas polemikave të shumta mbi ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre emigrante, Zonja e Parë, e SHBA-së, Melania Trump, ka vizituar një qendër ku mbahen të ndaluar emigrantët, në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Jam këtu për të pyetur se çfarë mund të bëj për t’ju ndihmuar.

Melania Trump

Kjo vizitë realizohet pas disa ditë polemikash të ashpra për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA. Qëllimi i vizitës së zonjës së parë ishte të falenderonte forcat e rendit dhe shërbimet sociale për punën e bërë, dhënia e mbështetjes për ta si edhe dëgjimi i mendimeve të ndryshme se si administrata mund të veprojë për të ribashkuar fëmijët me familjet e tyre.

Edhe shërbimi i komunikimit të Zonjës së parë saktësuan se ajo do të vizitonte një qendër ku janë strehuar fëmijë dhe në një pikë të rojeve kufitare. Ndërsa Donald Trump dje ka nënshkruar një urdhër administrativ, ku ndalohet ndarja e fëmijëve nga familja e tyre që kanë hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot