Meloni dhe Macron takohen sot në Paris! Diskutojnë mbi çështjet evropiane dhe mbështetjen e përbashkët për Ukrainën

Meloni dhe Macron takohen sot në Paris! Diskutojnë mbi çështjet evropiane dhe mbështetjen e përbashkët për Ukrainën

Macron dhe Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të takohen sot në rezidencën zyrtare presidenciale, në Pallatin Elysee.

Kryeministrja Giorgia Meloni ka shkuar sot në Paris në Palais des Congrès d'Issy, ku mbahet Asambleja e Përgjithshme e parafundit e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE) , për të promovuar kandidaturën e Romës për organizimin e Expo 2030, i cili është një panair botëror që do të mbahet në vitin 2030.

Meloni pritet të mbërrijë rreth orës 14.40 dhe më pas ajo do të shkojë në Pallatin Elysee, ku do të takohet me Presidentin Emmanuel Macron.

Gjatë takimit dy krerët e shteteve, do t'i paraprijë një deklaratë për shtyp, ku do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe mes Francës dhe Italisë, e në veçanti për çështjet evropiane.

Bisedimet do të jenë gjithashtu një rast për të riafirmuar mbështetjen e përbashkët për Ukrainën në frontin ushtarak, humanitar, ekonomik, diplomatik dhe gjyqësor. Programi parashikon ardhjen e Melonit në orën 17.30 dhe pritjen nga Macron në oborrin e nderit të godinës.

Pas takimit dypalësh, kryeministrja do të zhvendoset në ambasadën italiane në Paris, ku do të marrë pjesë në aktivitetin 'Humanlands-Together for Humanity', një shfaqje gjysmë ore sërish në kuadër të promovimit të kandidaturës së Romës për të organizuar Ekspozitën Universale. ndërmjet 7 vjetësh.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?