Mema: Derbi të mos shihet si ndeshja e jetës, nuk dilet kampion me katër ndeshje

Mema: Derbi të mos shihet si ndeshja e jetës, nuk dilet kampion me katër ndeshje

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, në prag të takimit me Partizanin, tenton të ulë ekipin me këmbë në tokë. Mema thotë se nuk mund të dilet kampion me katër ndeshje, ndërsa sipas tij derbi nuk duhet të shihet si ndeshja jetës.

“Nga gjendja fizike, ekipi është shumë mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm nga ndeshja e fundit pasi ndaj Kukësit kaluam në eufori. Nesër duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk dua eufori! Në krahasim me vjet jemi më mirë por duhet ta tregojmë nesër. Duhet të kemi kujdes pasi jemi një skuadër e riformatuar dhe mund të ketë edhe oshilacione.

Ndaj Kukësit mund të kishim fituar ashtu si edhe ndaj Teutës. Kampionati është i gjatë dhe do të kemi edhe shumë ndeshje para.”

Si është Partizani në prag derbi? Partizani ka elementë të mirë brenda dhe ndeshjen mund ta vendosin edhe individët. Shpresojmë të fitojmë pasi kemi pesë vite. Kanë ndikuar përzgjedhja jo e mirë e lojtarëve dhe Partizani ka pasur lojtarë më cilësorë. Shpresoj që këtë radhë të jetë ndryshe.

Tirana a mund të jetë më dinake, pse most ë tentojë barazimin? Normalisht ekipi duhet të jetë në ekuilibër dhe të mos humbë ndeshjen. Shpresojmë të kemi dinakërinë e duhur dhe t’i shohim gjërat me kujdes. Ekipi kërkon për ta fituar dhe ndoshta rezultati kundër Kukësit na ka bërë mirë për të parë gjërat me më shumë kujdes.

Objektivi i bardhebluve për sfidën? Unë jam me këmbë në tokë për deklarata, por e dinë edhe lojtarët se nuk mund të dilet kampion me 4 ndeshje. Loja ka dinamikën dhe varet si e menaxhojnë dhe se si do të luajmë, në sulm apo mbrojtje. E rëndësishme është që të mos e marrim si sfidën e jetës por të jemi të qetë. Presidenti është përgjigjur por për çdo lojtar, është diskutuar nga të gjithë. kemi bërë një merkato të përbashkët.

Presion te trajneri? Nuk jam tip që kam presion. Unë jam brenda familjes dhe sfida ime nuk ka të bëjë me presionin. Shpresoj të bëj më të mirën për veten dhe për klubin.

Përjashtimi Imamit nga stërvitja? Janë gjëra që ndodhin shpesh. Edhe unë jam grindur në fushë por disiplina është e rëndësishme. Duhet që të jemi të bashkuar. Nuk jam i rëndësishëm as unë dhe as Osmani, por i rëndësishëm është grupi”, u shpreh Mema. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë