MEMALIAJ - Trajtimi i një pacienti të sëmurë në qytetin e Memaliajt, është një fenomen shqetësues në mungesë jo vetëm të mjekëve specialist, por edhe transportimit, nëse duhet, drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës apo kryeqytetit.
Si të mos mjaftonte kjo, banorët në këto ditë të nxehta dhe të ekspozueshme ndaj sëmundjeve virale, nuk mund të tërheqin dot qoftë dhe një medikament të thjeshtë. Mosfunksionimi i të vetmes farmaci në këtë qytet i detyron banorët, që të shkojnë drejt Tepelenës për të blerë ilaçet që u nevojiten.

Prej kohësh banorët e qytetit të Mamaliajt, detyrohen që në raste të sëmundjeve të rënda dhe kërkesës për trajtim të specializuar, t’i drejtohen Spitalit Rajonal të Gjirokastrës apo edhe të kryeqytetit 200 km larg.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO