Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në afërsi të lagjes "Hoxhaj" ,Krahës 2 , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në shtatë parcela 2800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. 

Gjatë këtij aksioni u arrestua në flagrancë Kujtim Hoxha, 64 vjeç, banues në Krahës 2, Memaliaj, pasi nga kontrolli i ushtruar u gjetë tubo plastike dhe një kabëll elektrik që lidhte parcelat me shtëpinë e këtij shtetasi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com