Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar gjatë ditës së djeshme.

Specialistë të sektorit Për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë 55-vjeçarin, Robert Beta, banues në fshatin Vasjar, Bashkia Memaliaj, pasi rreth orës 15:30 të ditës së djeshme, në banesën e tyre në fshatin, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij I.B, 58 vjeç.

Ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në trup.

I lënduari I.B ndodhet në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com