Ylema Dulaj jeton në kufijtë ekstremë të varfërisë. Nëna e dy fëmijëve endet rrugëve për të siguruar bukën e gojës për fëmijët 6 dhe 4 vjeç. E divorcuar nga burri pasi ky i fundit e rrihte sistematikisht, e braktisur nga familjarët e saj, pasi nuk e përtypën dot divorcin.
Ajo jeton në këtë ngrehinë që e quan "shtëpi" në fshatin “Krahës 1” të Memaliajt. Një dhomë e përshtatur për të fjetur dy vocërrakët. Me tavanin e çarë, gati për t’u shembur, muret me gurë, pa derë, pa dritare. Një mbulesë plastmasi e improvizuar në një dhomë tjeter që shërben për gatim. Por as kjo shtëpi e rrënuar nuk është e saj, por e një të afërmi që është larguar nga fshati.
Bashkia Memaliaj e trajton me një pagesë prej 4 mijë lekësh në muaj, ndërkohë që këto të holla nuk u dalin për ushqim. Për Report TV ajo rrëfen vuajtjet që e kanë shoqëruar në katër vitet e fundit qysh pas lindjes së vajzës dhe divorcit nga ish bashkëshorti. Prej 2019-ës jeton në këtë ngrehinë pa dijeninë e të zotit të shtëpisë. Me lot në sy, ajo rrëfen dramën e vet dhe apelon për ndihmë. Ndoshta është e vetmja nënë që nuk ka vënë ushqim në gojë për një javë rresht, pasi sfida e saj është të sigurojë një kafshatë bukë për të vegjlit. Shpeshherë i nxjerr fëmijët në rrugën nacionale Krahës-Tepelenë për të lypur nga mjetet e rastit.
Report Tv u interesua në Bashkinë e Memaliaj për rritjen e mbështetjes financiare, por sipas zyrtareve lokalë vetëm pagesë 4 mijë lekëshe është e mundshme, bazuar në kriteret e qeverisë për ndihmën ekonomike.
Nëse keni dëshirë për të ndihmuar familjen Dulaj kontaktoni në këtë numër +355 69 455 5006
R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Gazë shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perëndimor
14 Nëntor, 19:41
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine në një lavazh në Memaliaj, arrestohet 45 vjeçari
5 Nëntor, 13:01
-
Tre vite në tunel tek ish-fusha e aviacionit, familja rome në Vlorë kërkon strehim nga bashkia: Jemi njerëz dhe ne
2 Nëntor, 15:20
-
Ilir Meta: Rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme
20 Tetor, 11:15
-
I vranë të birin dhe të vëllanë në 2 atentate! Flet nëna e Aleksandër Sadikajt: Policia e Tiranës ka emrat e autorëve dhe porositësve! Janë të njëjtët
11 Tetor, 10:19
-
Memaliaj/ Vranë bashkëfshatarin e tyre, mbeten në burg autorët e dyshuar, zbutet masa e sigurisë për Darovi Ajdinin
4 Tetor, 16:44
-
‘S'jam i kënaqur me Policinë e Shtetit’/ Hoxha jep shpjegime te Siguria: Atentati në Memaliaj alarm për policinë! Ministri, opozitës: Tentuat ta manipulonit vrasjen e Progës
23 Shtator, 10:52
-
Statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale
3 Shtator, 13:58
-
Vranë me thikë Faik Ajdinin në Memaliaj, 23 vjeçari kyç gojën në gjykatë
25 Gusht, 11:42
-
Vranë fqinjin për 4 trungje, gjykata e Gjirokastrës lë në burg babain, liron të birin! Nesër del në gjykatë ekzekutori
24 Gusht, 16:20
-
Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj, autori e qëlloi me sëpatë pas sherrit për një gardh, shpallet në kërkim! Në pranga babë e bir, bashkëpunëtorë në krim
21 Gusht, 07:52
-
Vritet 72 vjeçari në Memaliaj, Dy goditje në kokë i morën jetën! Autori e hodhi në humnerë pas vrasjes! Prej 48 orësh familja kishte humbur kontaktet, policia identifikon autorin
20 Gusht, 11:20
Alô shteti shqiptar ? A ka mundësi të ndihmohet me rindertimin e shtëpisë dhe ushqim e veshmbathje,pushime,sigurim shëndetësor e punë të rregullt kryefamiljarja??
PërgjigjuE DHIMBSHME !!!!!!!!!!! ZOT i madh në QIELL , ndihmoje kètè Heroinë dhe FĒMIJÈT e saj té vegjël ???????????????????????????????? ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
PërgjigjuMjerimi s'kerkon meshire,por te drejte,ka thene Migjeni.A ka njeri qe t'i ofroje nje vend pune te sigurt ne zone kesaj zonje??
PërgjigjuDikur na indoktrinonin duke na thene qe keto gjera ndodhnin vetem ne kapitalizem dhe jo nen qeverite socialiste or teeeejjjjj
Si mund ti ndohmojme nga jashte ?
PërgjigjuKy asht realiteti i hidhur i fshatit shqipetar. Ku Jane qeveritaret dhe politikanet hajdute?
PërgjigjuRilindja ka leke per afganet dhe afrikanet e Shengjinit, por jo per shqiptaret e varfer.
PërgjigjuPrsh! Si mund ti ndihmojme???
Përgjigjuna tregoni si ta ndihmojme urgjentisht
PërgjigjuKontakto redaksinë i nderuar . ZOTI I MADHËRUAR i ruajtë këtë familje! E tmerrshme !