Memaliaj, mungojnë hapësirat për varre, banorët: Nuk po gjejmë zgjidhje

Nuk ka më vend për të vdekurit në varrezat e qytetit të Memaliajt. Problemi i mungesës së vendeve për të vdekurit, është shfaqur këtu e dhjet vjet të shkuara ku u hasën vështirësi serioze për gjetjen e hapësirave të reja brenda territorit të varrezave. Mjaft familjarë të të vdekurve, detyrohen që të grupojnë në një varr të përbashkët eshtrat e të parëve dhe kjo vetëm për këtë fakt. Njerëzit që tani janë të frikësuar në qytetin e minierës pasi thuhet se në rastin më të keq, të vdekurit do të varrosen në fshatra ku normalisht ende ka vende për prehjen e eshtrave.

Sipas drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë Memaliaj, mjaft herë shqetësimi u është përcjellë organeve më të larta shtetërore të cilat deri në këto momente nuk kanë marrë masa konkrete dhe për më tepër nuk kanë ofruar zgjidhje për këtë cështje. Për drejtorin e Punëve Publike Bashkim Çela, shumë shpejt pritet të akordohet fondi nga qeveria për blerjen e parcelës në krahë të varrezave që është pronë private. Vonesa është krijuar pasi privati kërkon çmim më të lartë sesa ofron shteti, por megjithatë kjo pritet të marrë rrugën e zgjidhjes për pak ditë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë