Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim

MEMALIAJ - 46 vjeçari L.L., banues në fshatin Vasjar, u shpall në kërkim nga policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u vërtetua se kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

GJKKOi kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Pas shkeljes së kësaj mase, Policia e Memaliajt ka nisur hetimet për lokalizimin dhe kapjen e 46-vjeçarit. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, duke iu referuar veprës penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

'Stacioni i Policisë Memaliaj shpalli në kërkim shtetasin L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 333/a dhe 334 i Kodit Penal.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 46-vjeçarit.', thotë policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës