Një banesë është shkrumbuar plotësisht në qytetin e Memaliajt. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të dielës në lagjen nr 1 të qytetit, ku pas shpërthimit të një bombole gazi është djegur shtëpia ku jetonte e vetme një 80-vjeçare me emrin Zylfije Ruçi.
E moshuara jetonte e vetme në banesë, por kanë qenë fqinjët që i kanë shpëtuar jetën edhe i janë gjendur pranë.
Zjarrëfikësit e Tepelenës kanë shkuar me vonesë megjithëse distanca mes Tepelenës dhe Memaliajt është vetëm 7 kilometra.
Komento