Mëmëligë me arra dhe djathë
Përbërësit:
- 4 fç miell misri
- 5 fç hirrë djathi
- 2 lgj gjalpë
- Arra të thërmuara
- Djathë i thërmuar
- Piper i kuq i ëmbël ose djegës
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim hirrën me pak kripë. Sapo të marrë valë shtojmë miellin e misrit duke e punuar me lugë druri që mos kokrrizohet. E punojmë derisa masa të shkëputet nga tigani, më pas shrojmë gjalpin. E trazojmë dhe e vendosim në një pjatë lugë-lugë. E spërkasim me arra dhe djathë të thërrmuar.
Komento