TIRANE- Një memorandum i ri mirëkuptimi mbi Programin “Illiria”, me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e mësimdhënies së gjuhës italiane, si gjuhë e parë e huaj, në sistemin shkollor shqiptar, do të nënshkruhet sot pasdite. Memorandumi do të nënshkruhet pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, On. Myqerem Tafaj, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Sh.T. Massimo Gaiani.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Shqipëria merr përsipër të lehtësojë dhe të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në nivelin para universitar me qëllim arritjen, brenda vitit 2019, e një kuote studentësh e barabartë me 10% të të gjithë atyre që studiojnë gjuhë të huaja.
Nga ana e saj Italia do të ndihmojë zhvillim e mësimdhënies së gjuhës italiane nëpërmjet kontributeve ndaj mësuesve shqiptarë të gjuhës italiane si dhe me materiale shkollore për bibliotekat dhe laboratorët e shkollave “Illiria”.
Gjithashtu, Italia do të vijojë bashkëpunimin në formimin e mësuesve shqiptarë të gjuhës italiane përmes Zyrës së Përgjegjësit të Shkollave të Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Institutit Italian të Kulturës si dhe për çështjet që lidhen me funksionimin dhe zbatimin e Marrëveshjes.
Duke iu referuar Marrëveshjes së mëparshme të vitit 2006, risitë kanë të bëjnë me: shtrirjen e fushës së zbatimit të marrëveshjes në të gjithë territorin shqiptar; përhapjen e Programit dhe në shkollat teknike – profesionale me module në gjuhën italiane të lëndëve jo gjuhësore, duke marrë shkas dhe nga prania e gjerë e sipërmarrjeve italiane në Shqipëri si dhe nga nevoja e përftimit të burimeve njerëzore të kualifikuara në vend.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com