Në vigjilje të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë është shfaqur muzeu virtual mbrëmjen e kësaj të mërkure. Në të gjitha anët e memorialit janë projektuar imazhet e 2 marsit të vitit 1444, datë që hodhi themelet e Shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar. Muzeu virtual që bëhet për herë të parë në kuadër të Besëlidhjes së Lezhës, tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve të cilet e vizituan nga afër memorialin e Gjergj Kastriotit, duke parë dhe fokusuar në celularin e tyre imazhet e Besëlidhjes së Lezhës. Aktivitetet në kuadër të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Princave Shqiptar kanë nisur që prej mbrëmjes të 28-shkurtit dhe do të kulmojnë të enjten e 2 marsit. Këto veprimtari të veçantë janë konceptuar dhe po organizohen nga Bashkia Lezhë, në përkujtim të kësaj ngjarje mjaft të rëndësishme për kombin shqiptar siç është Besëlidhja e Lezhës, ku është propozuar qe te kthehet dhe në festë zyrtare.
Komento