Memushaj -Berisha: Po zbërthejmë
Izraelin,Italia respekt për Shqipërinë

Memushaj -Berisha: Po zbërthejmë<br />Izraelin,Italia respekt për Shqipërinë
Ledian Memushaj dhe Etrit Berisha kanë vlerësuar ndeshjen me Izraelin maksimalisht, ndërsa janë shprehur se duhet të fitojmë me cdo kusht për të blinduar vendin e tretë në grup për të menduar më pas për ndeshjen me Italinë në Mars.
 
Portieri Etrit Berisha deklaroi “Është një ndeshje decisive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë.
 
Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës.
 
Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”-deklaroi portieri i kombëtares së Shqipërisë.
 
Më pas pyetjeve i është përgjigjur Ledian Memushaj. “Italia? Kanë shumë respekt për skuadrën tonë dhe ata e vlerësojnë arritjen tonë të deritanishme.
 
Por ne, na duhet të përqendrohemi tek Izraeli. Po stërvitemi shumë fort, për këtë ndeshje.
 
Në kombëtare ka shumë konkurrencë dhe kjo është gjë shumë e mirë. Zgjedhjet janë të trajnerit dhe unë do të përpiqem sa më shumë për të merituar besimin e tij dhe për të dhënë më të mirën”, përfundoi mesfushori i kombëtares së Shqipërisë.
 
 
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes