Memushaj: Italia bëri më
të vështirën për shqiptarët

Memushaj: Italia bëri më<br />të vështirën për shqiptarët
Mesfushori i ekipit kombëtar të futbollit, Ledian Memushaj që luan me Pescara-s në Itali po kalon një moment të mirë, pasi po rikthehet në formën e dikurshme në Serie B, ndërsa një gjë të tillë e ka kurorëzuar me golin e shënuar ndaj Romës në fundjavë.

“Ishte goli i parë në Serinë A dhe sigurisht që jam i gëzuar, por më vjen keq që goli im nuk u shoqërua me rezultatet pozitiv. E kisha humbur më parë një 11-metërsh ndja Lazios pikërisht në portën ku i shënova Romës”shprehet ai.

Vlonjati ndalet edhe te problemet që ka kaluar Rey Manaj kohët e fundit, pasi këtë javë u pezullua nga trajneri për shkak të thyerjes së disiplinës. Por Memushaj thotë se trajneri nuk e mbanë mëri dhe se gjëra të tilla i ka kaluar edhe ai vetë kur ishte në moshën e sulmuesit nga Lushnja. “Situata është normalizuar dhe gjithcka është si më parë. Manaj është i ri ka gabuar mund të gabojë sërish.

Edhe unë kur kam qenë në moshën e tij ka patur raste që kam gabuar. Trajneri Massimo Oddo nuk i mban mëri, kështu që pezullimi ka qenë vetëm për ndeshjen me Romën. Unë e kam si një vëlla të vogël dhe gjithmonë i jam këshilla”. Ekipi i Pescara-s ku është kapiten shqiptari, rrezikon që të bjerë nga Kategoria, por Memushaj beson se do të shmanget një gjë e tillë, pasi do të luftojë deri në fund për të qendruar në mesin e më të mirëve.

“E kam të vështirë ta shpjegoj se cfarë po ndodh. Ndoshta edhe mungesat që kemi patur për arsye dëmtimi mund të kenë ndikuar. Megjithatë edhe skuadrat e tjera që renditen më lart se ne nuk janë të distancuara, kështu që kemi mundësi dhe besoj se do të arrijmë të qëndrojmë në Serinë A”.

Në fund të intervistës për super sport ai komenton edhe vendimin e Federatës Italiane të Futbollit për të luajtur ndeshjen me Shqipërinë në Palermo. “Po ta mendosh ai stadium është i vemti ku shqiptarët e kanë më të vështirë të jenë të pranishëm. Megjithatë unë mendoj se mbështetja e tifozëve tanë nuk do të mungojë as në Palermo” përfundoi Memushaj. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve