Memushaj: Humbja me Francën e 
pamerituar, Sadiku: Kalojmë në 1/8

Memushaj: Humbja me Francën e <br />pamerituar, Sadiku: Kalojmë në 1/8
"Fati nuk ishte me ne. Mund të kishim shënuar të parët". Kështu shprehet sulmuesi i kombëtares, Armando Sadiku i cili bën përgjegjës fatin për humbjen në fund ndaj francezëve.
 
"Golin e pësuam në fund fare, se mund ta ishim ndëshkuar më përpara dhe të ndërronim skemë. Kemi luajtur në defensivë, por unë u mundova të jap më të mirën për ekipin. I kishim shanset si në pjesën e parë me goditjen standarde ashtu edhe në pjesën e dytë me shtyllën, por fati s'ishte me ne", u shpreh Sadiku.
 
sadiku

(Sulmuesi i kombëtares,  Armando Sadiku)

Ai deklaroi se ndeshjen e të dielës kundër Rumanisë, kuqezinjtë do të japin më të mirën në fushën e blertë. Fitorja e asaj ndeshje, tha Sadiku, e çon ekipin në fazën e 1/8. "Kundër Rumanisë të dielën do të japim më të mirën tonë. Kemi katër ditë përpara dhe po ta fitojmë atë ndeshje, shanset janë të mëdha për të kaluar grupi", tha më tej, Armando Sadiku.
 
Edhe për mesfushorin Ledian Memushaj, humbja e Shqipërisë ndaj Francës ishte e pamerituar. Sipas tij, ekipi duhet të qëndrojë me moralin lart për ndeshjen e tretë, atë të ndaj Rumanisë.
 
"Më vjen gjynah që dolëm pa pikë. Nuk meritonim të dilnim pa pikë nga ndeshja. Tani duhet të përgatisim ndeshjen me Rumaninë, për të synuar më tej. Franca është një nga skuadrat më të forta të kampionatit, por ne e përballuam mjaft mirë", u shpreh Memushaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë