Memushaj rinovon deri në 2020
te Pescara, mbetet në Serie A

Memushaj rinovon deri në 2020<br />te Pescara, mbetet në Serie A
Ledian Memushajn nuk do të largohet nga Pescara, pasi ka arritur akordin me drejtuesit për zgjatjen e kontratës deri në 2020.
 
Mesfushori që është edhe kapiten i ekipit ka treguar besnikëri, pavarësisht ofertave të shuma që mori këtë verë për të ndërruar skuadër. Gjatë verës është folur edhe për një ofertë prej 4 milionë Eurosh nga ana e Bolognas që ka qenë skuadra më e interesuar për 29-vjecarin, por me marrëveshjen e fundit të gjitha pistat bien.
 
Ledian Memushajn zhvilloi një edicion mjaft të mirë me ekipin e tij duke u ngjitur në Serie A, ndërsa edhe me kombëtaren la mbresa në Francë. Tashmë pritet që të shikohet paraqitja e  lojtarit kuqezi në elitën e futbollit italian. Trajneri De Biasi ka mjaft besim te lojtari dhe pritet që në eliminatoret e Botërorit të jetë një nga pikat kryesore. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur