Menaxheri i Buffon: Strakosha,
një portier i madh

Menaxheri i Buffon: Strakosha,<br />një portier i madh<br>
Ish-portieri i njohur i viteve ’70-’80 në Itali, Silvano Martino, u kthye në një menaxher dhe zbulimi më i madh i tij është pikërisht Gigi Buffon, të cilin e ka shoqëruar gjatë të gjithë karrierës. Ndaj për Thomas Strakoshën do të jetë një arsye më shumë për të qenë krenar sot, kur Martina i dhuroi disa elozhe mjaft të veçanta portierit shqiptar.


“Strakosha është një portier i madh. Duhet t’i bëj komplimenta Tares për këtë zgjedhje. Ai është vendimtar, nuk gabon asnjë ndeshje”, - tha Martina duke folur për RMC, ku pranoi se Gigi Buffon mund të vazhdonte edhe për dy vite të tjera karrierën e tij, por nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron